
Një zhvillimi papritur ka ndodhur sot në Kryeministri, pasi një prej njerëzve më besnikë të Kryeministrit është larguar nga detyra. Bëhet fjalë për Endri Fugën, personin që fshihet pas propagandës së Ramës.
Ai është larguar nga drejtimi i Agjencisë për Mediat dhe Informim, me argumentin se do përqendrohet te fushat e PS. Një argument ky që e dëgjojmë gjithmonë kur ka dorëheqje nga qeveria. Mos vallë janë prishur raporte e Ramës me Fugën? Apo është manovër për të tërhequr vëmendje?
“Nga dita e sotme unë do të përqendrohem në fushaten zgjedhore të PS. Ndonëse ligji nuk e pengon, nuk do të ishte e ndershme që teksa angazhohem në fushatën e një partie politike të vazhdoja të drejtoja edhe Agjencinë për Media dhe Informim, ndaj kam dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.
Ndërkohë që bashkë do të vazhdojmë të komunikojmë për të gjitha çështjet që lidhen me fushatën dhe Partinë Socialiste, kontaktet me ju nga ana e MIA do i mbajë Manjola Hasa. Ju falënderoj për bashkëpunimin”, njofton Endri Fuga.
Më 18 shtator 2021, kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e një Agjencie për Mediat dhe Informimin, ndërsa emërimi i Endri Fugës si drejtor u bë vetëm pak ditë më pas, më 29 shtator 2021.
Lini një Përgjigje