TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 11:52

Apeli vendos sot për ‘fatin’ e PD, Gjikondi: Nëse s’e merr vulën, Berisha do të duhet t’i ulet në gjunjë Metës

Shkruar nga Pamfleti
Apeli vendos sot për ‘fatin’ e PD, Gjikondi: Nëse

Aktivistja e shoqërisë civile, Brizida Gjikondi teksa po komentonte protestën e thirrur sot para Kryeministrisë, tha se Sali Berisha me këto lëvizje po kërkon që të bëhet faktor para ndërkombëtarëve.

Juristja shtoi se nëse gjykata e Apelit nuk vendos në favor të Berishës, ai do të duhet t’i ulet në gjunjë Ilir Metës.

Berisha do se do të duhet t’i ulet në gjunjë Metës në rast se nuk e merr vulën dhe ai e di mirë që në pazarxhi si Meta e dëmton më shumë sesa është copëtuar”, tha Gjikondi.

Ndërkaq, të pyetur për kërkesën e Ivi Kasos për të mos pranuar ankimimin, juristja tha se ai kërkon që të mbetet në fuqi vendimi i Agron Zhukrit, që sipas të cilës, është një vendim politik.

Kaso do që të mbetet në fuqi vendimi i Agron Zhukrit atë mund ta bënte paraprakisht dhe ka pasur kohë ta depozitonte. E bën sot që të shtyjë afatin gjoja që të merret parasysh kjo gjë. Tabelat që janë aty tregojnë që ata e presin një vendim jo të mirë për Berishën. E kuptojnë se nuk i kanë gjërat mirë sepse vendimi i Zhukrit është një vendim politik.”, tha Gjikondi.

gjikondi apeli pd

Lini një Përgjigje