TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 11:29

Protesta e Berishës, simpatizantët marshojnë drejt Kryeministrisë; policia 'blindon' godinën

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e Berishës, simpatizantët marshojnë drejt

Simpatizantët demokratë nga zona të ndryshme të vendit i janë bashkuar protestës së opozitës përpara Kryeministrisë. Autokolona me makina private ka shkaktuar edhe trafik në kryeqytet. Godina është blinduar. Mbi 1100 forca të policisë, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Policia ka krijuar kordon para Kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës. Si në çdo tubim, dyert e kryeministrisë janë blinduar me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.

Ndërkohë Sali Berisha ndodhet ende në seli. Mësohet se ndryshe nga herët e tjera, aleati i tij më i ngushtë, Ilir Meta nuk do të vijë nga selia në bulevard, por do të mbërrijë në selinë e Partisë Demokratike. Pastaj së bashku me Berishën do të dalin për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku është thirrur protesta e ditës së sotme.

Po ashtu sot do të jepet vendimi për 'vulën' e partisë më të madhe opozitare në vend nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

Lini një Përgjigje