
Kanë nisur diskutimet në seancën që po mbahet në Gjykatën e Apelit për vulën e PD.
Përfaqësuesi i grupit të Berishës, Ivi Kaso kërkon që gjykata të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjese e procesit. Por përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa u shrpeh se nuk është moment procedural.
-Ivi Kaso: Nuk duhet të ishte pranuar ankimi i deputetit Enkelejd Alibeaj duke qenë se personi që ka paraqitur ankimin nuk ishte palë në proces.
-Indrit Sefa: Ky nuk është momenti për të bërë këto kërkesa, pasi nuk jemi në këtë fazë proceduriale. Gjykata duhet t’i shqyrtojë të gjitha elementet në tërësinë e saj. Komisioni i Rithemelimit nuk ka autoritetet juridik dhe duhet të ketë prokurë të posaçme që në momentin e parë që i është drejtuar gjykatës. Edhe Shkalla e Parë ka gabuar kur është legjitimuar Ivi Kaso për të paraqitur padinë në Shkallën e Parë. Ka një konfondim, a ka legjitimitet Komisioni i Rithemelimit?
-Ivi Kaso kërkesë paraprake: Gjykata të konstatojë mospranim e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin është marrë në kundërshtim të ligjit.
-Ivi Kaso: Gjykata është investuar nga një palë jo legjitime në këtë proces. Kërkoj që gjykata të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjesë e procesit.
Lini një Përgjigje