
Ka nisur gjyqi që do të vendosë sot se kujt i përket vula e Partisë Demokratike po ndiqet me interes të lartë edhe nga ndërkombëtarët.
Përfaqësuesit ligjorë të dy grupime brenda PD-së kanë hyrë në sallën e gjyqit, ndërkohë që jashtë Gjykatë së Apelit po ndjekin me vëmendje përfaqësues të institucioneve, përfshirë ambasadën amerikane në Tiranë.

Sa i takon zhvillimeve në seancë, përfaqësuesi i grupit të Berishës, Ivi Kaso kërkoi që gjykata të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjese e procesit. Por përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa u shrpeh se nuk është moment procedural.
-Ivi Kaso: Nuk duhet të ishte pranuar ankimi i deputetit Enkelejd Alibeaj duke qenë se personi që ka paraqitur ankimin nuk ishte palë në proces.
-Indrit Sefa: Ky nuk është momenti për të bërë këto kërkesa, pasi nuk jemi në këtë fazë proceduriale. Gjykata duhet t’i shqyrtojë të gjitha elementet në tërësinë e saj. Komisioni i Rithemelimit nuk ka autoritetet juridik dhe duhet të ketë prokurë të posaçme që në momentin e parë që i është drejtuar gjykatës. Edhe Shkalla e Parë ka gabuar kur është legjitimuar Ivi Kaso për të paraqitur padinë në Shkallën e Parë. Ka një konfondim, a ka legjitimitet Komisioni i Rithemelimit?
-Ivi Kaso kërkesë paraprake: Gjykata të konstatojë mospranim e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet. Sipas nesh vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin është marrë në kundërshtim të ligjit.
-Ivi Kaso: Gjykata është investuar nga një palë jo legjitime në këtë proces. Kërkoj që gjykata të mos e pranojë padinë sepse gjykata është vënë në lëvizje nga një palë që nuk është pjesë e procesit.
Dhjetëra gazetarë raportojnë nga Apeli, dhe forca të shumta sigurie janë vendosur aty për të garantuar sigurinë.
Gjykata e Apelit në Tiranë sot shqyrton çështjen e Partisë Demokratike për sa i përket vendimit se kujt i takon vula.
Elona Mihalin do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja. Kjo treshe do të vendosë sa i përket ankimit të Partisë Demokratike ndaj vendimit të 25 Marsit 2022 të gjyqtarit të Shkallës së Parë, Agron Zhukri.
Më 17 Janar, Gjykata e Apelit pushoi gjykimin për çështjen e PD-së, pasi grupimi i Alibeajt u tërhoq nga ankimi për bashkimin e dy statuteve. Gjyqtari Zhukri njohu statusin e Berishës, dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021.
Pavarësisht vendimit të sotëm, herë pas here janë bërë përpjekje për bashkim. Por, PD ka mbetur e ndarë. Gazment Bardhi dhe Edi Paloka, pavarësisht përpjekjeve, nuk e gjetën konsensusin për të dalë me një kandidat të vetëm në këto zgjedhje vendore.
Lini një Përgjigje