TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 09:34

Padia për vrasjen e Ravik Gurrës, Balla-Berishës: Përgatitu të vish në gjykatë se do të jesh klient i përhershëm

Shkruar nga Pamfleti
Padia për vrasjen e Ravik Gurrës, Balla-Berishës: Përgatitu

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është i bindur se do e fitojë gjyqin ndaj Sali Berishës, të cilin e ka paditur për shpifje pas akuzave të këtij të fundit në parlament rreth vrasjes së Ravik Gurrës.

Në daljen para mediave, Balla tha se Berisha duhet të mësohet të shkojë në gjykatë e të respektojë ligjin. Po ashtu u shpreh se duhet të përgatitet se në GJKKO do të jetë klient i përhershëm.

“Është një vepër penale që duhet ndëshkuar. Edhe Bashën kam arritur ta fitoj gjyqin për shpifje do fitoj dhe me Berishë. Thirrja ime për GJKKO është që Berisha duhet të mësohet të vijë për çështjet që e kemi thirrur ne por edhe për çështjen që e kanë thirrur shqiptarët, ndër to 21 janari, Gërdeci, privatizimi i OSSH, privatizimi i kompleksit Partizani. Berisha duhet të bëhet gati që të jetë klient i përhershëm. Kam bërë padi për disa akuza të paqena në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.

berisha padia për vrasjen e ravik gurrës taulant balla

Lini një Përgjigje