TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 08:00

Lufta për vulën e PD, Apeli jep sot vendimin; Berisha në protestë

Shkruar nga Pamfleti

Lufta për vulën e PD, Apeli jep sot vendimin; Berisha në

Ditën e sotme pritet ti jepet fund sagës brenda Partisë Demokratike për vulën dhe logon e partisë.

Vendimi për vulën e partisë më të madhe opozitare në vend që do të vendoset mes kreut të grupit, Enkelejd Alibeajt dhe ish kryeministrit Sali Berisha.

Gjykata e Apelit do të vendosë mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit 18 dhjetorit si legjitim.

Po në këtë ditë, ish kryeministri ka thirrur protestë kombëtare.

Sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës por me rrëzimin e qeverisë Rama.

Gjatë fjalës së tij, dje Berisha ka deklaruar se protesta e nuk ka lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën dhe logon e PD-së.

“Nuk kam asnjëlloj arsyeje që unë të ndërhyj në vendimin e gjykatës. Nuk ka gjykatës që mund të pranojë palë, përveç Blerina Muçit. Nesër protesta nuk ka lidhje fare me vendimin e gjykatës. Unë nuk mund të paragjykoj një vendim i cili nuk ekziston. Nuk ka asnjë bazë të vetme ligjore për të shpallur palë atë që nuk është palë.”, tha Berisha.

Gjithashu në protestën e fundit pra Parlamentit Sali Berisha kërcënoi kryeministrin Edi Rama dhe Taulant Ballën se do të mbajnë përgjegjësi për çdo akt kundër opozitës, lidhur me vendimin për vulën e PD.

"Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3, unë i them meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare.

Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra.

Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë.

Për tre minuta, jemi brenda në parlament. Prandaj ikni.
Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon!

3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin.

3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë.

Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë.
Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë," tha Berisha.

Gjyqi për vulën

Gjykata e Apelit pritet të japë vendimin përfundimtar për vulën e Partisë Demokratike. Seanca do të nisë në orën 11:00.

Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e selinë blu  Sali Berishës do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja. 

Ky vendim do të përcaktojë dhe grupin e PD-së që do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Një ditë më parë,  Berisha u shpreh se ka besim, ndërsa  Enkelejd Alibeaj ka thënë më herët se do të pranojë çdo vendim të gjykatës.

Rrugët që do të bllokohen nga protesta

Teksa protesta kombëtare e thirrur para kryeministrisë do të nisë në orën 12:00, rrugët do të bllokohen nga ora 10:00 deri në fund të tubimit.

Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D'Ark" dhe bulevardi "Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

 

lufta për vulën e pd apeli jep sot vendimin

Lini një Përgjigje