TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 22:20

Aromë pazari? Pse dështoi “revolucioni” në Kuvend dhe si ndryshoi kurs Berisha për gjyqin në Apel

Shkruar nga Pamfleti

Aromë pazari? Pse dështoi “revolucioni” në Kuvend dhe

Deri dje Berisha çfarë nuk thoshte për drejtësinë dhe se Rama ka kapur gjykatën, por sot nuk e tha këtë gjë. Po ashtu nuk pati asnjë kërcënim për protestën nesër. Pyetja që shtrohet është: A ka ndonjë pazar në prapaskenë?

Një ditë para gjyqit për vulën e PD, ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërruar totalisht kurs. Prej një muaji bërtiste, kërcënonte dhe turfullonte se revolucioni do ta fshijë Ramën. Tre javë rresht pati protesta para Parlamentit duke kërkuar që Rama të jepte sqarime dhe kur pritej që të kishte një seancë ku Rama të vendosej me “shpatulla pas murit”, në fakt sot në Kuvend u zhvillua një seancë ndoshta dhe më e qetë se ato që ndodhin normalisht.

Rama shkoi të fliste për skandalin “McGonigal” dhe opozita mund të themi se dështoi në përballjen me të. Berisha ishte i pari që kishte një muaj që kërkonte llogari, por sot foli 10 minuta dhe uli kokën u largua. Në mesditë salla thuajse u boshatis dhe debati do vijojë 24 orë, por nuk e ndjek askush. Secili deputet flet me sallën bosh dhe ikën në shtëpi. Ndonëse u trumbetua si një ngjarje ku Rama do jepte llogari, mund të themi se seanca ishte një dështim total. Ditën kur duhej të protestohej, Berisha nuk nxori as të rinjtë e FRPD para Kuvendit. Ata që i binin bilbilit javën që shkoi nuk u ndjenë më. Po ashtu retorika e Berishës ishte e butë.

Ndërkohë në mbrëmje u pa një ndryshim total kursi i tij. Ai u shfaq në dy emisioni dhe ishte shumë i butë. Ndonëse nesër do të kemi protestë, Berisha u shfaq i qetë, pa kërcënime. Ndërkohë ajo që ka tërhequr vëmendje është se Berisha ndali kërcënimet ndaj Gjykatës së Apelit. Nesër diskutohet për vulën e PD dhe Berisha në një emision deklaroi: “Nuk bëj asnjë koment për vendimin e 3 gjykatësve. Kam bindjen siç e kam shprehur se në asnjë proces ai nuk është palë nuk mund të legjitimohet. Protesta nuk ka asnjë lidhje me të. Nuk bëj asnjë supozim për vendimin e 3 gjykatësve. Gjithçka e kemi me Ramën, nuk është gjykata”.

Deri dje Berisha çfarë nuk thoshte për drejtësinë dhe se Rama ka kapur gjykatën, por sot nuk e tha këtë gjë. Po ashtu nuk pati asnjë kërcënim për protestën nesër. Pyetja që shtrohet është: A ka ndonjë pazar në prapaskenë? Mos ndoshta Rama po lëviz fijet e tij në drejtësi që vula të kalojë te Berisha? Të gjithë e dimë se për sa kohë Berisha është aty, Rama mbetet në pushtet, pasi nëse bie njëri, do bien dhe të tjerët më pas. Nesër mbetet të shihet, por ndryshimi i kursit nga Berisha ngre shumë dyshime. /Pamfleti

berisha rama mcgonigal

Lini një Përgjigje