TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 20:39

Cili do të jetë vendimi i Apelit nesër? Gazetari Hoxha: Berisha është në siklet, vendimi i Zhukrit ka shkelje procedurale

Shkruar nga Pamfleti

Cili do të jetë vendimi i Apelit nesër? Gazetari Hoxha: Berisha

Analisti Poli Hoxha thotë se duke parë veprimet e Sali Berishës, i cili së fundim ka thirrur protestë ditën e nesërme, kur dhe do të mbahet gjyqi për PD-në, vula do t’i kalojë Enkelejd Aliebajt.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hoxha u shpreh se Apeli do ta zhbëjë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu Statutin e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021.

Ajo ka disa variante, por duke parë sjelljen e zotit Berisha, i cili ka informacion sidomos në sistemin e drejtësisë, thirrjen e protestës atë ditë, pavarësisht se ai tha nuk e kam kundër drejtësisë, është gënjeshtër. Po të shikosh thirrjen për protestë, thuhet në një nga pikat që po kërkojnë të na rrëmbejnë legjitimitetin.

Edhe nga informacionet që kam e duke u konsultuar me juristët, ka shumë shkelje proceduriale dhe falsifikime ndoshta. Por mënyra sesi do veprojë Gjykata e Apelit, ose do e kalojë direkt te Alibeaj, por më e mundshmja është që ta zhbëjë Zhukrin dhe të kalojë te Shkalla e Parë për një hetim procedurial”, theksoi Poli Hoxha.

poli hoxha berisha vula

Lini një Përgjigje