TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Mars 2023, 18:43

Çështja “McGonigal”, Kulluri: Përfshirja e ambasadores Kim pa asnjë provë, veprim jo i zgjuar nga Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Çështja “McGonigal”, Kulluri: Përfshirja e

Analisti Edvin Kulluri është shprehur se Berisha nuk ka si shqetësim marrëdhëniet Shqipëri-SHBA,  pavarësisht retorikës së tij për çështjen “McGonigal”. Sipas Kullurit sulmet e vazhdueshme të Sali Berishës ndaj ambasadores amerikane, Yuri Kim e vërtetojnë këtë.

Ai shtoi gjithashtu se akuzat pa prova ndaj ambasadores, se është e përfshirë në “çështjen “McGonigal” nuk janë një veprim i zgjuar nga Berisha.

Opozita nuk ka shqetësim për marrëdhëniet Shqipëri SHBA se retorika e Berishës, ambasadores amerikane nuk është një retorikë që ndihmon marrëdhëniet por po dëmton rëndë marrëdhëniet e një pjese të shqiptarëve që besojnë retorikën e Berishës me Shtetet e Bashkuara.

Nuk është e zgjuar ajo që bën Berisha që të sulmosh ambasadoren amerikane. Sepse gjitha axhenda e Berishës nuk ka qenë politike apo për të mirën e opozitës, por personale dhe mbase është legjitime në të drejtën e tij. Nëse do të shqetësohej për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA nuk do të fliste në këtë gjuhë për ambasadoren amerikane.

Zonja Kim raporton dhe i vlerësohet puna e saj në DASH. Të implikosh Kim pa asnjë provë me McGonigal të kalosh në fantazi për piano dhe orkestër se di kur del Blinken me Kim dhe McGonigal. Nuk ka asgjë. Nëse duhet të jemi serioz dhe t’i kërkosh Ramës rolin e tij, duhet ta provosh edhe vetë atë që thua. Kur vetë je non grata, me ekstremizmin e tyre i japin të drejtë Ramës t’i përgjigjet në gjuhën e non gratas“, theksoi ai.

berisha ambasadorja mcgonigal

Lini një Përgjigje