TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 07:11

Saga për vulën e PD, Bylykbashi: Alibeaj nuk mund të legjitimohet për atë çështje

Shkruar nga Pamfleti
Saga për vulën e PD, Bylykbashi: Alibeaj nuk mund të legjitimohet
Oerd Bylykbashi

Ditën e sotme pritet ti jepet fund sagës për drejtimin e Partisë Demokratike.

Pothuaj një vit pasi Enkelejd Alibeaj kërkoi zhbërjen e vendimit Zhukri që riktheu Sali Berishën në selinë blu, Gjykata e Apelit dha sinjale se sherri i demokrateve për logon dhe vulën e partisë do zgjidhet me date 3 mars.

Lidhur me këtë fakt, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i ftuar mbëmjen e djeshme në emisionin “Të paekspozuarit” , tha se Enkelejd Alibeaj, sot nuk mund të legjitimohet për atë çështje.

"Alibeaj, nesër nuk mund të legjitimohet për atë çështje.

Një gjë është këtu se nëse ka një presion që i është bërë sistemit të drejtësisë ka qenë së si ta mbajnë këtë çështje kam gjatë duke shtyer kaq shumë kohë.

A është kapur gjykata nga Rama, do të shohim nesër. Ai që i shërben Ramës, i bën dëm PD-së."

saga për vulën e pd bylykbashi

Lini një Përgjigje