
Ambasada amerikane ka reaguar me një mesazh për qytetarët e saj që jetojnë në Shqipëri.
Ambasada bën thirrje që të kenë kujdes nga protesta e opozitës përpara Kryeministrisë. Në njoftimin e ambasadës theksohet se protesta mund të përhapet edhe të ketë dhunë
“Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Protestat mund të përshkallëzohet në veprime të dhunshme të mundshme.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Ju rikujtojmë se Gjykata e Apelit do të vendosë sot për vulën e Partisë Demokratike nëse do të jetë në duart e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.
Vendimi i sotëm është mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen si legjitim të kuvendit të 18 dhjetorit.
Po sot, Berisha ka thirrur protestë kombëtare, që sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës, por me rrëzimin e qeverisë Rama.
Protesta e thirrur nga Berisha para Kryeministrisë do të nisë në orën 12:00 dhe një ditë më parë policia njoftoi planin e masave dhe rrugët që do të bllokohen nga ora 10:00 deri në fund të protestës.
Lini një Përgjigje