TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Nëntor 2025, 12:20

Rama i ka kërkuar dorëheqjen, Pirro Vëngu mohon deklaratën e Berishës: Ai është në delir!

Shkruar nga Pamfleti
Rama i ka kërkuar dorëheqjen, Pirro Vëngu mohon deklaratën e
Rama i ka kërkuar dorëheqjen, reagon Vëngu

Pas diskutimeve për projektbuxhetin për Mbrojtjen në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ministri Pirro Vengu ka mohuar një deklaratë të kreut të PD, Sali Berisha.

I pyetur nëse i është kërkuar dorëheqja nga kryeministri Edi Rama, ashtu siç pretendon kreu i PD, Sali Berisha, Vengu tha se lideri i opozitës po “deliron”.

“Mua nuk më shokojnë aspak delire të kësaj natyre. Jam ambientuar me rrëfime të tilla, të cilat i marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha, i cili nuk ka frikë nga ushtrimi i pozitës drejtuesit të opozitës shqiptare për të ushtruar kërcënime, trysni nga më të ndryshmet, sidomos për dikastere siç janë dikastere të sigurisë kombëtare, siç është Ministria e Mbrojtjes. Nuk janë fare të vërteta këto gjëra dhe lutem herën tjetër kur flasim për projektbuxhetin t’i përmbahemi projektbuxhetit dhe të mos flasim për delire të kësaj natyre”, u përgjigj ministri i Mbrojtjes.

rama i ka kërkuar dorëheqjen pirro vëngu mohon deklaratën e berishës

Lini një Përgjigje