TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2023, 18:02

“Moska të mos përdorë Kosovën për të justifikuar ëndrrat e saj”, Rama në OKB: Rusia kërcënim real, të jemi bashkë kundër saj

Shkruar nga Pamfleti
“Moska të mos përdorë Kosovën për të
Rama në OKB

Kryeministri Edi Rama ka dënuar agresionin rus në Ukrainë gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit në OKB të drejtuar nga vendi ynë.

Duke mbajtur një fjalim më të gjatë se Sekretari i OKB zoti Guterres apo dhe se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Rama tha se Rusia ka vënë në rrezik të gjithë Evropën. Në fjalën e tij ai u ndal dhe te kërcënimet me armë bërthamore.

Presidenti Zelensky jam mirënjohës për prezencën tuaj këtu. Fjalët e tua të forta përcjellin qartësisht së bashku dhe vendosmërinë tuaj kurajon. Ndërkohë që bota sot ka më shumë se nevojë se kurrë për ndjenjë të prehtë përgjegjësie për tu përballur me sfidat e shumëfishta me të cilat përballet planeti ynë, konflikte, kapje jokushtetuese të pushtetit, përmbytje e thatësira, përfshi zjarre masive të paparashikuara ajo që dëshmojmë ndërkohë janë qëndrime gjithmonë e më tepër përçarëse e konfliktualitet në rritje mes dhe brenda shteteve.

Kush mund ta përfytyronte që në dekadën e tretë të shekulli XXI, një luftë shkatërrimtare e nisur nga një anëtar i përhershëm i këtij këshilli do ta vinte Europën në rrezik duke minuar në mënyrë mizore të gjitha parimet që i dhanë jetë OKB-së.

Një agresion i pajustifikuar dhe i paprovokuar ushtarak i një vendi të madh kundër një demokracie të re nuk do të dënohej menjëherë nga të gjithë kombet që mblidhen këtu", tha kryeminsitri.

Rama tha se deri më tani janë vrarë 26 mijë civilë për shkak të agresionit rus në Ukrainë. Sipas tij, kërcënimi që vjen nga Moska me armë bërthamore nuk duhet neglizhuar. Ndërkohë u shpreh se është detyrë e të gjithëve të ndihmojnë Ukrainën.

Duke pasur parasysh vringëllimën e pajustifikuar bërthamore që vjen nga nivele të ndryshme të Kremlinit, kemi të drejtë të trembemi që një ditë kjo çmenduri të shndërrohet në diçka më të keqe. Është po e aq e paimagjinueshme sot sa ishte një luftë e tillë dje. Kemi detyrën të ndihmojnë Ukrainën. Mund të jemi dallime por mënyrën se si mund ta mbështesin Ukrainën në luftën. Mund të kemi dallime për mënyrën se si mund ta mbështesin Ukrainën në luftën e vet për liri dhe dinjitet, pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si do të përfundojë kjo luftë. Por do të ishte një fyerje për inteligjencën e kësaj organizate nëse nuk pranojmë një zëri se kush është agresori dhe viktima. I njëjti dallim i prehtë midis luftës dhe paqes siç do t’ju kujtonte Tolstoi. Nëse nuk pranojmë këtë të vërtetë si kristali, jo vetëm që po zhgënjejmë Ukrainën, nuk po përmbushin përgjegjësinë, po tradhtojmë fëmijët tanë nga të gjitha anët”, tha Rama.

Ai u shpreh se lufta e Ukrainës është e gjithkujt që aspiron të jetojë në një botë ku kombet janë të lira dhe e drejta për të jetuar në paqe dhe e padiskutueshme. Ai tha se Shqipëria do vijojë të mbajë pozicionin e saj.

Shqipëria është vend i vogël, mbështetja jonë mund të mos ndryshojë dinamikën në fushëbetejë por kontribuon për të mos pranuar aneksimin dhe për të mos lënë atë që është e qartë të shndërrohet në diçka të dyshimtë”, theksoi Rama.

Më tej Rama u shpreh se Rusia ka tentuar të ndërhyjë dhe në Ballkan, duke marrë si shembull Kosovën. Rama tha se pavarësia e Kosovës nuk mund të shërbejë si shembull apo justifikim për rrëmbim territoresh nga Rusia.

"Më lejoni t’ju tregoj shembullin e Ballkanit Perëndimor, ata që kanë parë luftën si rrugë për arritjen e objektivave të tyre, në fakt janë penduar. Rusia dhe të tjerë janë përpjekur ta keqpërdorin lindjen e republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre neoimperiale. Pavarësia e Kosovës që është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh.

Nëse paqja në rajonin tonë është e prekshme, kjo ka të bëjë me mësimet e nxjerra nga e shkuara. Duke ecur përmes bashkëpunimit dhe jo duke krijuar barriera. Karta e Kombeve të bashkuara na bën thirrje për të jetuar në paqe. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj, të ngrihet për paqen, të qëndrojë krah të agresuarit dhe jo agresorit, faleminderit”, është shprehur Rama.

rama rusia okb

Lini një Përgjigje