
Mbahet ditën e sotme në Këshillin e Sigurimit një debat i hapur mbi ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë. Kjo seancë drejtohet nga Kryeministri Edi Rama pasi Shqipëria mban Presidencën e Këshillit të Sigurimit.
Vijon debati mes kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesit të delegacionit rus në debatin e Hapur të Nivelit të lartë në Selinë e OKB në New York.
Ambasadori rus ka vijuar ta kundërshtojë Ramën duke i kërkuar që të mos mbajë qëndrime politike. Ndërsa Rama u përgjigj se nëse nuk do që t’i përgjigjet në “cilësinë e kryeministrit shqiptar, atëherë të mos e provokojë si i tillë".
Pjesë nga debati:
Vasily Nebenzya: Zoti President duhet të tërheq vëmendjen tuaj se sot që po veproni si kryetar i Këshillit, jo në cilësinë kombëtare si përfaqësues i Shqipërisë. Objektivi juaj është të zhvilloni një takim në vend që të jepni vlerësime politike.
Rama: Sapo ju përgjigja sepse mu drejtuat mua si kryeministri shqiptar dhe vazhduat të thoni gjëra të pasakta lidhur me atë çfarë është proceduara këtu. Nëse nuk doni t’ju përgjigjem si kryeministër i Shqipërisë mos më provokoni si i tillë. Megjithatë, le të vazhdojmë sërish.
Delegacioni rus: Zoti kryetar, po ju drejtohem vetëm si kryetar i këshillit të sigurimit në asnjë moment nuk ju drejtova si kryeministër i Shqipërisë, jemi të angazhuar në një dialog proceduror me ju, jo në një dialog thelbësor, ju lutem përmbahuni nga deklaratat politike në deklaratat fillestare për këshillin.
Rama: Ishit ju që folët për NATO-n, për faktin që Shqipëria është në NATO. Kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim si kryetar i Këshillit. Megjithatë a mundemi tanimë me lejen tuaj të vijojmë normalisht seancën? Faleminderit shumë.
Lini një Përgjigje