TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2023, 17:13

Nis me debate Këshilli i Sigurimit në OKB/ Rusët përplasen me Ramën, dalin kundër fjalës së Zelenskit

Shkruar nga Pamfleti
Nis me debate Këshilli i Sigurimit në OKB/ Rusët përplasen
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit

Ka nisur me debate mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB, mbledhje e cila drejtohet nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit në nisje të seancës u shpreh se ka dakordësi që të mbajë një fjalë në mbledhje presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Por kjo nuk u pranuar nga rusët. Delegacioni rus e pyeti Ramën se mbi çfarë bazë lejon që Zelensky të flasë në OKB. Po ashtu Moska doli kundër fjalës së minsitrit maqedonas Bujar Osmanit, i cili ishte ftuar si president i OSBE. 

Jam i nderuar të ftoj të marrin pjesë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe zotin Bujar Osmani, presidentin e OSBE. Pra u vendos”, tha Rama.

Por ndaj tij regoi ashpër ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya: “Zoti President, u nxituat të thoni, pra u vendos. Kemi dy pyetje. Së pari, e mbi të gjitha, duam t’iu pyesim, mbi ç’bazë propozoni që t’i jepni presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, fjalës përpara se të flasin anëtarët e Këshillit të Sigurimit, shumica prej të cilëve, përfaqëson po kështu në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive. Pyetja e dytë që sdua të bëj, me ç’bazë ftoni ju ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotmë, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së”.

Kryeministri Rama ju përgjigj se ka një precedent në këtë aspekt dhe Zelensky ka folur dhe herët e tjera. Ndërsa sa i takon Osmanit, ai ja vuri në dukje se ai është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Mora komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do të doja të konfirmoja që të gjithë anëtarëve të Këshillit u është dërguar lista e personave që do të flasin në rendin e caktuar. Në këndvështrimin tim do ishte e preferueshme që kjo çështje të ishte zgjidhur në mënyrë teknike në mënyrë që ne të procedonim me thelbin e diskutimit. Duke pasur temën e debatit të hapur, ne besojmë se ftesa për presidentin ukrainas që të flasë para anëtarëve të Këshillit është një konfirmim i plotë i paragrafit 33. Dhënia e fjalës për Zelenksin do u japë mundësi anëtarëve të Këshillit t’i përgjigjen fjalëve të tij”, tha Rama.

Më tej ambasadori rus paralajmëroi se Shqipëria do të mbajë përgjegjësi nëse i jep fjalën Zelenskyt.

Debatet e plota

Ambasadori rus: Zoti President, u nxituat të thoni, pra u vendos. Kemi dy pyetje. Së pari, e mbi të gjitha, duam t’iu pyesim, mbi ç ’bazë propozoni që t’i jepni presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, fjalës përpara se të flasin anëtarët e Këshillit të Sigurimit, shumica prej të cilëve, përfaqëson po kështu në nivel të krerëve të shteteve dhe qeverive. Pyetja e dytë që s’dua të bëj, me ç’bazë ftoni ju ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, në takimin e sotëm, në cilësinë e kryetarit të OSBE-së

Edi Rama: Mora shënim komentet e bëra nga delegacioni rus dhe në përgjigje do doja të konfirmoja se të gjithë anëtarëve të këshillit u është dërguar lista e personave që do të flasin në rendin e caktuar. Kjo çështje procedurore do duhej zgjidhur me teknikën para se të çelej debati.

Duke pasur parasysh temën e debatit sot, ne besojmë se ftesa e Zelenskyt që të flasë është në përputhje me paragrafin 33. Dhënia e fjalës së Zelenskyn i japin mundësi anëtarëve t’u përgjigjen pyetjeve të tij.

Ai ka folur në 5  takimet i pari sa herë ka qenë i shtuar. Ky s’është vendim i Presidencës shqiptare por si praktikë e gjatë e KS, në përputhje të plotë me rregulloren. Në lidhje me pyetjen e dytë kam vështirësi ta kuptoj sepse OSBE ka një kontribut të madh dhe gjendemi këtu falë kontributit të saj. Po përfaqësuesi i OSBE është shqiptar, por nëse do ishit i qartë se cili është problemi më thoni.

Ambasadori rus: Ne nuk besojmë që argumentet që sollët janë bindëse. Do duhet të na sqaronit pse i dhanë prioritetin Zelenskyt.

Edi Rama: Dua të siguroj ambasadorin rus se ky nuk është një veprim i posaçëm i Presidencës shqiptare. Po përfaqësuesi i OSBE është shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Nëse do ishit më i qartë se kush është problemi do ju ndihmoja.

Ambasadori rus: Ne nuk besojmë se argumentet që na paraqitët janë bindëse. Doja të na shpjegoni pse i është dhënë përparësi presidentit të Ukrainës. Për shembull presidenti i Somalisë foli i pari por ishte i vetmi i pranishëm. Nëse bëni këtë atëherë do përballeni me praktika shkelëse. Anëtarë të KS kanë dëgjuar këto fjalë të Zelenskyt nëpërmjet video mesazheve. Këtu ka një shkelje flagrante sepse udhëtim i presidentit për të ardhur këtu e për të folur, shihet si një privilegj në vend të të cilit gjatë seancës së fundit përfaqësuesi i Kievit vendosi të flasë përmes një video mesazhi. Zelensky gjatë vitit të kaluar nuk u largua për shkak të rrethanave, por kjo se ka ndaluar atë të udhëtojë drejt SHBA. Kjo shkelje ka rreziqe në KS sepse rrezikon të kthehet në një shfaqje.  Kryesia shqiptare ka treguar mospërfillje flagrantë dhe ka përdorur ideologji. Kjo e sotmja do të jetë më shumë një spektakël. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e Zelenskyt por të bëhet sipas rregullave. Ata që nuk janë vende anëtare të flasin pas vendeve anëtare. Presidenca shqiptare ka treguar shkelje flagrante. Shqipëria s'ka mundur ta mbajë një gjë të tillë sot.

Edi Rama: Më duhet te them se duke ardhur nga ju gjithë ky leksion i shkeljes së rregullave është një goditje mjaft mbresëlënëse. Por duke qenë se e përsëritët shumë herë, shkelja këtu ka të bëjë me faktin që presidenti Zelensky do të flasë para anëtarëve të këshillit dhe kjo e ka një zgjidhje, ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelensky nuk do të mbajë fjalën.

Ambasadori rus: Ju po veproni si kryetar i Këshillit të Sigurimit, nuk po flisni si përfaqësues i Shqipërisë. Objektivi juaj është të zhvilloni një takim siç sanksionohet në rregullore.

Edi Rama: Sapo ju përgjigja sepse mu drejtuat mua si kryeministri shqiptar dhe vazhduat të thoni gjëra të pasakta lidhur me atë ç’ka është proceduara këtu. Nëse nuk doni t’ju përgjigjem si kryeministër i Shqipërisë mos më provokoni. Megjithatë, le të vazhdojmë sërish.

Ambasadori rus: Zoti kryetar, ku drejtohem vetëm si kryetar i këshillit të sigurimit në asnjë moment nuk ju drejtova si kryeministër i Shqipërisë, jemi të angazhuar në një dialog proceduror me ju, jo në një dialog thelbësor, ju lutem përmbahuni nga deklaratat politike në deklaratat fillestare për këshillin”.

Edi Rama: Ishit ju që folët për NATO-n, për vaktin që Shqipëria është në NATO. Kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim si kryetar i Këshillit.

Lini një Përgjigje