
Kryeministri Edi Rama ka folur nga selia e OKB pak para nisjes së Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutohet për luftën në Ukrainë. Komisioni drejtohet nga Shqipëri dhe kryeministri ka treguar atë që do të ndodhë në mbledhje.
Rama u shpreh se lufta në Ukrainë është e padrejtë, teksa shtoi se duhet të shfrytëzohet çdo mundësi për paqe.
“Efektet e dëmshme të luftës nuk kufizohen vetëm të Ukrainë dhe Evropa, por në cdo cep të botës dhe kërcënojnë sigurinë e ushqimit në mbarë botën.
Duhet të sjellim në KS të vërtetën dhe realitetin e trishtë të këtij shkatërrimi të panevojshëm.
Të kundërshtojmë atë mesazh që përpiqet të justifikojë pushtimin. Na duhet të përkrahim rendin ndërkombëtar bazuar në rregulla.
Duhet të jemi të bashkuar në përpjekje për të ndalur këtë luftë.
Ky takim është i nevojshëm për të ndarë mendimin si mund të shfrytëzojmë cdo mundësi për paqe.
Do ta shfrytëzojmë këtë takim për ti bërë thirrje Rusisë për të rifilluar nismën e grurit të detit të zi për hir të atyre që kërkojnë ndihmë për ushqim nga kombet e bashkuara”, tha ai.
Lini një Përgjigje