
Pedagogia Jonila Godole ka folur në lidhje me krizën e demokratëve teksa u shpreh se pa një analizë, PD nuk mund të vijë në pushtet, as nga Berisha e as nga Basha.
“Unë jam shkarkuar nga Berisha, jam shkarkuar nga Basha, si çdo person tjetër që ka pasur një mendim ndryshe dhe që ka kërkuar një analizë dhe jo të ecet nga humbja në humbje duke mbyllur sytë.
Për fat të keq PD sot nuk është forcë fituese. Basha ka gjetur rrugën me të lehtë, ose duke dëgjuar Berishën, ose për arsye të tjera, ka zgjedhur t’i bëjë bisht garës. Mbase mund të sigurojë vend të dytë, por jo fitues”, u shpreh Godole.
Po ashtu Godole tha se lëvizjet që bëhen në PD janë vetëm arnime dhe se sillen rreth të njëjtëve emra.
“Lëvizjet që shoh aty janë vetëm arnime, të emrave apo poste që kanë qenë aty. Janë shumë të rrallë emrat që anë ardhur nga jashtë”, tha ajo për News24.
Lini një Përgjigje