TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2023, 15:37

Bajram Begaj rrëmben një takim me Escobar-in në OKB: Diskutuam për partneritetin mes dy vendeve

Shkruar nga Pamfleti
Bajram Begaj rrëmben një takim me Escobar-in në OKB: Diskutuam
Begaj dhe Escobar

Presidenti Bajram Begaj është takuar ditën e sotme me zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar gjatë vizitës në Nju Jork, ku kryeson delegacionin zyrtar të Shqipërisë në Sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë fjalë së tij, Begaj shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet e partneritetit strategjik me SHBA dhe për të eksploruar të gjitha mundësitë që ofron partneriteti strategjik dhe lidhjet e forta midis dy vendeve.

Situata në rajon dhe bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndmor, si edhe proceset integruese të këtij rajoni në Bashkimin Evropian, zunë një vend të rëndësishëm në bashkëbisedimin e presidentit Begaj me zyrtarin e lartë amerikan. Ai i përcolli falenderimet për dedikimin e Presidentit Biden dhe administratës së SHBA për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në rajon, duke vlerësuar si thelbësor, rolin e SHBA-ve për rajonin tonë.

Mësohet se në takim u vu theksi tek domosdoshmëria e uljes së tensioneve në marrëdheniet Kosovë-Serbi dhe nisjes së zbatimit të Marrëveshjes së dakordësuar me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do të vijojë të jetë një partner i ngushtë i SHBA-ve për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

 

begaj escobar okb shqiperia shba paqe ne rajon

Lini një Përgjigje