TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2023, 12:39

Rikthimi i basteve, Dhurata Çupi del kundër: Ligji do dështojë, s’kemi asnjë gananci

Shkruar nga Pamfleti
Rikthimi i basteve, Dhurata Çupi del kundër: Ligji do
Dhurata Çupi

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka folur për bastet online që pritet të hapen në vijim.

Ajo shprehet se për këtë ligj të ardhshëm ka shumë pa siguri dhe se nisma do të dështojë.

"Natyrisht që kemi qenë kundër, u bë një diskutim i gjatë sa i përket problematikave. Ka 5 vite që ky ligj është në fuqi a duhet të mbajë dikush përgjegjësi për dështimin e këtij ligji. Kanë qenë rreth 4200 biznese në vitin 2018, ndërsa në vitin 2022 ka pasur qindra raste denoncimesh për të mbyllur faqe bastesh online.

Sot ne kemi të hapura disa kazino, sa kanë qenë të ardhurat e këtyre bizneseve që janë të ligjshme? Nëse kemi dështime pas dështimi, çfarë garancie kemi që ky ligj që pritet të miratohet do të jetë i suksesshëm.", tha ajo.

Më 18 tetor, me 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim Komisioni i Ligjeve miratoi rikthimin online të lojërave të fatit vetëm.

Miratimi në komision u bë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita voti kundër.

 

dhurata Çupi rikthimi i basteve

Lini një Përgjigje