TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2023, 11:08

Debati për bastet, Spaho: Në kushtet Shqipërisë, ky ligj sjell aktivitet kriminal

Shkruar nga Pamfleti
Debati për bastet, Spaho: Në kushtet Shqipërisë, ky ligj
Edmond Spaho në Komisionin e Ekonomisë

Ditën e sotme në Komisionin e Ekonimisë, po diskutohet rikthimi i basteve sportive.

Për deputetin e Partisë Demokratike, Edmond Spaho, qeveria shqiptare nuk mund të kontrollojë dot lojërat e fatit.

Në komisionin e Ekonomisë, deputeti i PD-së tha se në Shqipëri ky aktivitet është aktivitet kriminal.

‘Këtu nuk i kontrollon fare shteti. Këtu nuk është shtet por palo shtet. Shteti nuk i kontrollon dot. Ligj kishim edhe para 2018 me ligj ka qenë. Duke pasur ligj arritëm në konkluzionin se duhet mbyllur. Po përdoret sporti tani gjëra si pretekst se do të mbështesim sportin. Ky është aktivitet kriminal në kushtet Shqipërisë kush thotë të kundërtën gënjen, ose del në krah të kriminalitetit. Është aktivitet i kapur nga mafia. Për fat të keq ka dhe politikanë që merren me lojëra fati. Nëse jeni kaq parimor duhet të ndaloni e të ngrini zërin. Këtu është policia kokë e këmbë e përfshirë.’- tha Spaho.

 

spaho debati për bastet

Lini një Përgjigje