TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2023, 10:44

Debat për bastet te 'Ekonomia', Braçe përplaset me Artan Shytin: Mos përfaqësoni krimin këtu

Shkruar nga Pamfleti
Debat për bastet te 'Ekonomia', Braçe përplaset me
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në Komisionin e Ekonomisë ka debatuar përfaqësuesve të Shoqatës së Basteve.

Ai tha se ata nuk duhet të përfaqësojnë krimin në komision.

Sipas Braçes para 2018 bastet i ka pasur në dorë krimi dhe argumenti që ata sjellin se do të mbeten informale por t’u kthehen kompanive është perceptuar si shantazh.

‘Këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. Kjo ka qenë e qartë. Ti nuk duhet të përfaqësosh krimin në komision. Ju kam dëgjuar në çdo komision, po dëgjoj dhe këtu. Po s’u kthyet kompanitë që ishin kjo gjë do të mbetet informale është perceptuar si shantazh i qartë. Këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. E dimë mirë se çfarë kemi hequr në 2018. Me telefona e mesazhe duke kërcënuar fëmijë e prindër. Po luhet tani po luhet? Por dini gjë ju se kush po luan? Kush po i luan se ju jeni shoqata e basteve sportive. Këta që e bëjnë sot çfarë janë. U bëmë pjesë e një aktivitet ilegal. Kush po luan tani. Kush po e bën këtë gjë.’- tha Braçe.

 

erion braçe bastet

Lini një Përgjigje