TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2023, 08:18

Rama nga OKB: Shqipëria sot ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit

Shkruar nga Pamfleti
Rama nga OKB: Shqipëria sot ulet në krye të tryezës së
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot mesazh përmes një fotoje nga oborri i Këshillit të Sigurimit të OKB, ku sot presidenca shqiptare do të drejtojë një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit,

“Mirëmëngjesi, dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë“-shkruan Rama në Facebok.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet ditën e sotme për të folur mbi ndikimin që ka lufta në Ukrainë në paqen e sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe veprimet shumëpalëshe.

Tryeza e dialogut të nivelit të lartë do të drejtohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, pasi gjatë muajit shtator vendi ynë ka Presidencën e radhës së tryezës më të rëndësishme të vendimmarrjes në botë.

 

 

rama okb

Lini një Përgjigje