TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2023, 11:25

Zgjedhjet e reja në Kukës do kushtojnë 25.5 mln lekë, Celibashi: Votohet në 74 qendra

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet e reja në Kukës do kushtojnë 25.5 mln lekë,
Ilirian Celibashi

Përsëritja e zgjedhjeve për kryebashkiakun e Kukësit do t’i kushtojë buxhetit të shtetit mbi 25 mln lekë.

Kjo shifër u bë publike nga kreu i KQZ –së Ilirian Celibashi në një konferencë për median.

Kreu i KQZ-së u shpreh se nuk kanë kërkuara para shtesë në buxhetin e KQZ-së, pasi sipas tij “ka kursime që mundësojnë zhvillimin e procesit gjyqësor pa kosto shtesë për buxhetin e shtetit”.

“Këto zgjedhje do i kushtojnë buxhetit të shtetit 25 457 496 lekë, nuk janë paratë e kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që kemi bërë, pamë të nevojshëm se s’duhej buxhet shtesë pasi nga zgjedhjet e 14 majit rezulton që ka kursime që mundësojnë zhvillimin e procesit gjyqësor pa kosto shtesë për buxhetin e shtetit”, tha Celibashi.

Procesi i votimit të zgjedhjeve të pjesshme në Kukës do të mbahet në 74 qendra votimi, ku një prej tyre është në institucionin e paraburgimit në Bashkinë Kukës.

“Janë 74 qendra votimi në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit. Nga 74 një qendër votimi është në institucionin e paraburgimit të qarkut Kukës, që gjendet në Bashkinë Kukës.", tha ai.

 Celibashi tregoi edhe se përse s’do realizohet votimi elektronik, ndonëse zgjedhjet po zhvillohen vetëm në një qark.

"E para koha nuk ishte e përshtatshëm për ta përgatitur procesin, nga pikëpamja e arsyetimit, mendoj që kemi eksperimentuar mjaftueshëm deri tani në një lloj mënyrë në lidhje me votimin elektronik, dhe në këtë moment zgjerimi s’do kishte shumë sens, pasi tej faktit që s’kishim kohë, s’do siguronte ndonjë avantazh. Duke mos qenë shumë i sigurt se sa vullnet ka nga partitë dhe sa janë mundësitë financiare, s’do kishte logjike ta shtrinim në një njësi ku më pas s’do të zhvillohej në zgjedhjet e tjera", tha Celibashi. 

ilirian celibashi kqz

Lini një Përgjigje