TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2023, 14:18

3 mijë euro një leje ndërtimi, SPAK kërkon burg për 5 ish-zyrtarët e bashkisë Dimal

Shkruar nga Pamfleti

3 mijë euro një leje ndërtimi, SPAK kërkon burg për 5

SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e bashkisë Dimal dhe kërkon 13 vite burg në total për 3 ish-zyrtarët e bashkisë dhe 2 përfaqësues të një firme private.

Prokuroria kërkon gjykimin e ish-zyrtarëve, Altin Pali, Arben Guraj, Valentina Jançe për akuzën e korrupsionit pasi merrnin 3 mijë Euro për të dhënë leje ndërtimi.

SPAK ka dhënë pretencën edhe për inxhinierin Arjan Demiri dhe Vait Koshin administrator i një subjekti privat.

Konkretisht, SPAK kërkon për:

Arben Guraj, Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve: 4 vjet burg/ 2 vite e 8 muaj burg, me gjykim te shkurtuar.

Altin Pali, drejtor Urbanistike: 3 vite burg/ 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar.

Valentina Jançe, ish-shefe e Urbanistikës: 3 vite burg/ 2 vite burg/ pezullim, shërbim prove.

Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare: 18 muaj burg/ 12 muaj burg, me gjykim të shkurtuar.

Arjan Demiri, inxhinier pranë kësaj kompanie: 1 vit burg/ 8 muaj, me gjykim të shkurtuar.

Zyrtarët u arrestuan në muajin Shkurt dhe tani pritet të përballen me drejtësinë për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”.

Pas analizimit të provave të grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve, SPAK i është drejtuar GJKKO me kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurve: Arben Guraj, Altin Pali, Valentina Jançe, Agim Çunaj, Arjan Demiri, si dhe Vait Koshi.

Arben Guraj, i cili ushtronte funksionin e përgjegjësit të shërbimeve pranë Bashkisë Dimal, akuzohet për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Mes personave të hetuar nga SKAP ka qenë edhe drejtori i Zyrës së Urbanistikës, të Bashkisë Dimal, Altin Pali, pasi akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Si dhe Agim Çunaj me detyrë përgjegjës i IKMT pranë Bashkisë Dimal, pasi akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

SPAK ka kërkuar gjykim në përfundim të hetimeve edhe për Valentina Jançe, pasi në kohën e kryerjes së veprës penale mbante detyrën e shefes së urbanistikës pranë Bashkisë Dimal. Jançe akuzohet për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në listën e personave të çuar nga SPAK për gjykim në GJKKO është edhe inxhinieri Arjan Demiri, pasi akuzohet për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Si dhe menaxheri i një subjekti privat, Vait Koshi, pasi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

korrupsion dhe shpërdorim detyre spak 5 ish-zyrtarët e bashkisë dimal

Lini një Përgjigje