TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2023, 19:50

Rakip Suli nis blerjen e zgjedhjeve/ Denoncon qytetari: Më ofruan para që ta votoj më 14 maj

Shkruar nga Pamfleti

Rakip Suli nis blerjen e zgjedhjeve/ Denoncon qytetari: Më ofruan para

Teksa zgjedhjet e 14 majit po afrojnë, mesa duket blerja e votës është kthyer në ‘traditë’ tashmë.

Një denoncim është bërë së fundmi nga një qytetar në Babrru, ku është shprehur se kreu i njësisë administrative të Paskuqanit i ka ofruar para në këmbim të votës për Rakip Sulin. Kryebashkiaku i Kamzës kërkon me ngulm një mandat të dytë dhe duket se tani po vlon leku.

Familja Bregasi ka denoncuar se Eduard Bodini, drejtuesi i njësisë administrative të Paskuqanit shoqëruar edhe nga disa persona të tjerë të Partisë Socialiste i kanë shkuar në shtëpi dhe në këmbim të votës për Rakip Sulin u kanë premtuar 10 mijë lekë të reja.

Në këmbim të pagesës, Bodini i ka kërkuar kartën e identitetit por, pas refuzimit, ai është larguar nga banesa e familjes së Lavdim Bregasit.

“Ka ardhur me kryeplakun e fshatit. Ne i thamë nuk ta japim. Pse duke marrë karta do marrë qeverinë ai dhe të na gënjejë me 100 mijë lekë?”, deklaroi qytetari.

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar për shitjen e votave dhe për këtë situatë kanë njoftuar edhe kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Arjan Hoxha. Fenomeni i këmbimit të votës për një shumë të caktuar parash po ndodh tek banorët e zonës që cilësohen si demokratë.

Por ky nuk është denoncimi i vetëm që qytetarët bëjnë në lidhje me këtë situatë.

Ndonëse, Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela ka shpërndarë së fundmi një qarkore për prokuroritë e rretheve që të hetojnë këto raste, mesa duket përfaqësueseve të mazhorancës nuk i është ‘trembur syri’ nga dërgimi deri në fund i akteve për tjetërsimin e votave.

rakip suli zgjedhje denoncim qytetar para

Lini një Përgjigje