TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Prill 2023, 18:32

Premtimi i Ramës për rritjen e pagave, Tabaku: Nuk mund të ketë rritje ekonomike me tatim socialist

Shkruar nga Pamfleti

Premtimi i Ramës për rritjen e pagave, Tabaku: Nuk mund të

Deputetja e PD-së, Tabaku është shprehur se nuk mund të ketë rritje ekonomike me tatim socialist, duke iu referuar lajmit të dhënë nga kryeministri për rritjen e pagave.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Tabaku tha se nuk mund të ketë rritje të pagave me një qeveri që taton 95% të qytetarëve, për t’i dhuruar taksat 5% të shqiptarëve. Ajo shtoi se aplikimi i pagës minimale duhet të nisë nga koncesionarët që sipas saj janë përfituesit dhe abuzuesit më të mëdhenj.

Nuk mund të ketë rritje pagash në privat me urdhër qeverie, kjo e fundit mund të urdhërojë vetëm rritje taksash për bizneset dhe sipërmarrësit siç ka bërë në 10 vite. Nuk mund të ketë rritje pagash me tatimin socialist sepse nuk ka rritje ekonomike me tatimin socialist!

Kur jep leje ndërtimi kompanive që kanë 0 bilanc e pastrojnë para thjesht po u shërben qytetarëve gënjeshtra për pagesat e punëtorëve & tenderat publikë. Paga minimale mund te fillohet nga koncesionarët që janë përfituesit/abuzuesit më të mëdhenj.

Nuk punon dot për shumicën një qeveri socialiste në shërbim të pakicës që ka mbytur ekonominë dhe konkurrencën. Nuk është qeveria e shqiptarëve ajo që taton 95% për t’i dhuruar taksat 5% të shqiptarëve. Ky është sistemi i pandershëm i taksimit nga një qeveri e pakicës”, shkruan Tabaku.

pagat rama tabaku

Lini një Përgjigje