TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Gusht 2025, 21:40

Qokat e Berishës për Ilir Metën ndezin PD, pas Murrizit ‘shpërthen’ edhe Çollaku: Dhe flasim pastaj për farsë elektorale!

Shkruar nga Pamfleti

Qokat e Berishës për Ilir Metën ndezin PD, pas Murrizit

Qokat e Berishës për Ilir Metën kanë ndezur debate brenda Partisë Demokratike. Pas reagimit të ashpër të Myslim Murrizit, i cili e quajti “një qerasje politike për parti pa vota”, nuk është kursyer as ish-deputeti Kreshnik Çollaku.

Me dy postime në rrjetet sociale, Çollaku e ka cilësuar këtë lëvizje si një tjetër autogol të opozitës, duke akuzuar se PD po shndërrohet në strehë për partitë e falimentuara dhe jo në forcën që bashkon të djathtën.

PD përveç deputetëve të falur në lista të sigurta, do të bëjë ish-LSI edhe me grup parlamentar në shtator. Ndërsa kemi gjithë verës themi zgjedhjet na u vodhën, dhe ftojmë demokratët në revolta popullore në shtator, kundër Farsës Elektorale”, tha ai.

Problemi i PD nuk është pse i dhuron 7 deputetë e një grup parlamentar ish-LSI (parti me ideologji e histori tjetër)… por se nuk ndal dot hemorragjinë brenda llojit, nuk bashkon të djathtën dhe dëgjon pak ose aspak pjesën gri të elektoratit anti-Ramë!!!”, shtoi Çollaku.

 

Lini një Përgjigje