
Kur shqiptarët shohin se si bëhet “qerasja” me deputetë që këto parti parlamentare lejojnë të kenë grup parlamentar fiktiv vetëm për të marrë para nga taksat e shqiptarëve dhe për të punësuar 2-3 familjarë të tyre si këshilltarë apo sekretarë... pse duhet të qëndrojnë stoikë si votues dhe të mos mund ta bëjnë këtë “pazar” vetë me votë?
Kjo “qerasja” me deputetë nga PD tek partitë që nuk kanë vota as për një mandat, po më “pëlqen” shumë.
Opozita në zgjedhjet e 11 majit mori gjithsej 50 deputetë.
Nga këto 4 ishin të LSI, 1 ishte i PR, 1 ishte i PDIU, 1 i PPDNJ, 1 i Partisë Agrare.
Vetë PD i ngelin 42 deputetë pa llogaritur ndonjë që ka ardhur si në transferte, i huazuar nga LSI ose PS.
Nga 42 deputetë që i ngelen PD, dëgjova që 3 do t’i jepen për qerasje LSI-së që të krijojë grup parlamentar me 7 deputetë.
6 deputetë do t’i jepen Mediut për të krijuar grup tjetër parlamentar me 7 deputetë.
Dhe 6 të tjerë Partisë Agrare që edhe kjo të ketë grup parlamentar.
Kështu që grupit parlamentar të PD i ngelen vetëm 27 deputetë gjithsej.
Mirë do ishte që 6 deputetë të tjerë t’ia jepnin për kusur PDIU-së që edhe kjo partiçkë, që mori 1,500 vota, ta ketë një grup parlamentar.
Dhe 6 deputetë të tjerë t’ia jepnin hua PPDNJ-së së Dules, që nuk mori asnjë votë më 11 maj, që edhe Dulja ta ketë një grup parlamentar.
Dhe PD vetë të mbajë çfarë t’i ngel pas “qerasjes”, që sipas llogarive ngelen 15 deputetë.
Po edhe nga këto 15 “mirë” do bëni t’i jepnit 5 Agron Shehut që edhe ai të bëjë një grup parlamentar, se PD vetë “tamam” i ka 10 deputetë.
Po kur shqiptarët shohin se si bëhet “qerasja” me deputetë që këto parti parlamentare lejojnë të kenë grup parlamentar fiktiv vetëm për të marrë para nga taksat e shqiptarëve dhe për të punësuar 2-3 familjarë të tyre si këshilltarë apo sekretarë grupi si gjoja parti parlamentare, dhe që “kanë” grup parlamentar me deputetë të “shitur” në merkate, pse duhet të qëndrojnë stoikë si votues dhe të mos mund ta bëjnë këtë “pazar” vetë me votën e tyre ditën e zgjedhjeve?????
Pse u dashka që votat e demokratëve t’i “dorëvosni” ju ku të keni interes në parti që kanë luftuar demokratët, dhe demokratët vetë e paskan të ndaluar ta bëjnë një “dorëvitje” me votë sa herë të ketë zgjedhje tek çdo parti apo partiçkë që i ofrohet me pagesë????
Dhe pastaj themi pse kemi 16 vjet në opozitë.
Lini një Përgjigje