Suksesi modest që jemi ndër të parët në thithjen e fondeve të Planit të Rritjes së BE-së, me vetëm 32 milionë euro, është i papeshë përballë nevojave dhe sfidave...
Nuk ushqejmë dot ekonominë tonë, nuk rrisim rritjen ekonomike, punësimin, rritjen e të ardhurave të individëve, familjeve dhe bizneseve.
Nuk lehtësojmë reduktimin e varfërisë dhe pabarazisë me rreth 650 milionë euro për vitet buxhetore 2024 dhe gjashtëmujorin e parë 2025, të pa shpenzuara dhe pa investuar në ekonomi, dhe gëzohemi sipas mediave pro-qeveritare se "jemi të parët" në Ballkanin Perëndimor që fituam 32 milionë euro nga BE.
32 milionë euro janë afërsisht 5% e shumës së pa shpenzuar.
Në vitin 2024 nuk janë shpenzuar dhe investuar në ekonominë shqiptare rreth 420 milionë euro, të cilat do të shërbenin për të rritur punësimin dhe të ardhurat e individëve, familjeve dhe bizneseve.
Edhe për gjashtë muajt e parë të vitit, mosshpenzimet dhe mosinvestimet nga kompanitë publike dhe entet buxhetore kanë krijuar një boshllëk të madh.
Po ashtu, janë të bllokuara rreth 152 milionë euro nga fondet e IPARD.
Ndërkohë, Shqipëria po rindërton dhe zhvillon infrastrukturën e saj kryesisht përmes PPP-ve (partneritete publike-private preferenciale), të cilat janë skema me kosto afatgjata më të rënda nëse nuk bashkëfinancohen proporcionalisht me fondet/grantet e BE-së.
Suksesi modest që jemi ndër të parët në thithjen e fondeve të Planit të Rritjes së BE-së, me vetëm 32 milionë euro, është i papeshë përballë nevojave dhe sfidave.
Kjo shifër është tregues i mungesës së angazhimit profesional, provë e paaftësisë dhe e pasojave përkeqësuese të keq-qeverisjes.
Këto shfaqen qartë në mosrealizimin e shpenzimeve dhe investimeve publike, ashtu edhe në paaftësinë për të thithur grantet e huaja, duke penguar rritjen e produktivitetit.
Lini një Përgjigje