TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2023, 20:48

Qëndrimet për Kosovën, Ngjela “godet” Ramën: Po tregon se është një kryeministër i paaftë

Shkruar nga Pamfleti

Qëndrimet për Kosovën, Ngjela “godet” Ramën: Po

Avokati Spartak Ngjela tha në një intervistë se duhet ngritur padi ndaj Serbisë. Sipas tij, për aq kohë sa mbeti një polic i Kosovës i vrarë, kjo çështje nuk ka nevojë për diskutim.

Duke komentuar zhvillimet në Veri, Ngjela foli dhe për qëndrimet e Ramës, i cili kërkoi prani të KFOR. Avokati e cilësoi atë si të paaftë.

Rama flet non sense. Nëse vendi i tij është në konflikt, paaftësia e një kryeministri shkon gjithmonë në favor të kundërshtarit. Tani kjo është paaftësi e këtij apo angazhimi nga Serbia, unë them që është paaftësi. Pse? Sepse nuk e ka vetëm këtu, e ka në katër aspektet e mëdha të një kryeministri. Është i paaftë, nuk e kupton. Nuk ka aftë si në drejtimin ekonomik, në raport me fqinjët, e tij. Në të gjitha këto nuk është i aftë për të drejtuar.

Ta lëmë me kaq se dëmi është i barabartë…si e bën me qëllim si e bën nga paaftësia, politika nuk i mat këto, ato i mat drejtësia”, tha ai në “Euronews Albania”.

I pyetur nëse Rama po e mbështet Kosovën, ai tha: “Fakti që ne nuk kemi një marrëveshje juridike të sistemit të thellë me Kosovën kjo tregon që të dy kryeministrat janë të paaftë. Mua nuk më duhet kush e ka fajin, sepse nëse njëri do të konceptoje paaftësinë e tjetrit nuk duhet ta luftojë pse është i paaftë, duhet t’i bindet që ta tërheqë. Kjo është politika”.

Lini një Përgjigje