
Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku ka folur për kërkesën e PD-së për një interpelancë me kreun e qeverisë, teksa edhe grupi i Bardhit ka paraqitur një rezolutë për të njëjtën çështje.
Çollaku tha se nuk kishte një informacion për këtë rezolutë, duke theksuar ndarjen e PD-së edhe në çështjen e Kosovës. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’, Çollaku tha se kërkesa e grupit të Bashës për interpelancë lidhur me deklaratën e Ramës për marrjen nën kontroll të veriut nga KFOR. Deputeti e cilëson si gafë politike këtë propozim të Ramës.
“Nuk është një çështje e lojërave politikë apo partiake. Refuzimit që ai i bëri në atë kërkesë të pa udhëtuar nga përfaqësues nga BE për situatën në veri të Kosovës, të njëjtën rezervë kemi dhe ne. Është një kërkesë shqetësuese ajo e kryeministrit Rama për kontrollin e KFOR në veri. Në këtë rast, ose Rama ka një keqinformim ndaj rolit të KFOR në veri ose ndoshta do të provokojë Kosovën dhe institucionet.
Ose lëshon të tilla gafa i painformuar, ose ndoshta është provokim. Në vlerësimin tim KFOR është në Kosovë, ndaj ne e refuzojmë këtë kërkesë të Ramës. KFOR është në mbështetje të Kosovës, çdo formulë tjetër që shkon në dëm është e papranueshme për ne. Nuk kam informacion për një rezolutë të tillë. Në rast se ka kërkesë për ndonjë rezolutë të re, mendoj që është në nderin e Kuvendit të Shqipërisë në rast se ka një rezolutë të tillë. Nuk e kam parë tekstin”, tha Çollaku në Report Tv.
Lini një Përgjigje