
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kritikuar ministrin e Jashtëm, Igli Hasani, i cili foli në Kuvend për sulmin e armatosur në Kosovë.
Bardhi ka kritikuar ministrin që nuk përmendi asnjë fjalë për masat ndaj Serbisë dhe nuk mbajti asnjë qëndrim në lidhje me deklaratat skandaloze të Ramës, sipas Bardhit, për marrjen e veriut të Kosovës nga KFOR.
“Prisja nga ministri i jashtëm që të dënonte rastin dhe prisja të merrja vesh nëse ka kërkuar sqarim për deklaratat e kryeministrit mbi marrjen që duhet t’i bëj KFOR veriut të Kosovës. Prisja gjithashtu që ministri të fliste se a ka kërkuar masa Shqipëria për Serbinë. Kjo sallë sot duhet të kishte çështjen e Kosovës për diskutim. Çfarë po bën ministria jonë e jashtme për sulmin ndaj Serbisë. Me keqardhja ministri jonë i jashtëm lexoi statuset që ka bërë kryeministri këto 48 orë e fundit”, përfundoi Bardhi.
Ndërkohë kryetarja e Kuvendit konfirmoi se dhe PS po bën gati një rezolutë që dënon sulmin dhe të mërkurën do të diskutohet për të dalë me një draft të përbashkët.
Lini një Përgjigje