Me pak fjalë, të gjitha këto janë makinacione dhe negociata që Edi Rama zhvillon për të ruajtur mandatin e tij të katërt. Në secilin prej tyre është bërë “kurban” ndonjë figurë e rëndësishme e PS-së, për të mos u shembur “kalaja prej rëre”.
Gjyqtari më pranë mazhorancës në Gjykatën Kushtetuese është Gent Ibrahimi, i cili është mbështetur nga qarqe politike pranë Edi Ramës, ka qenë gjithmonë afër tyre dhe, pasi drejtoi KLP-në, u transferua në Kushtetuese pikërisht si një garanci e fortë për kryeministrin.
Sikur Gent Ibrahimi të kishte votuar pro kërkesës së qeverisë, sot situata mund të ishte krejt tjetër. Megjithatë, nga qarqe mediatike pranë Edi Ramës, Ibrahimi është vënë nën sulm, kur në realitet pritej e kundërta. Do të duhej të ishte Sali Berisha ai që ta sulmonte publikisht.
E gjithë kjo që ndodhi ngjan para së gjithash me një skenar të njohur, një skemë që politika e ka përdorur dhe e përdor vazhdimisht. Një politikë që pretendon se luan shah, por në të vërtetë gjithmonë negocion me pistoletë mbi tavolinë, duke luajtur ‘luftash’.
Skema quhet “Mexican standoff”, e njohur gjerësisht nga filmat klasikë western. Ajo përshkruan një situatë ku dy ose më shumë persona i drejtojnë armët njëri-tjetrit njëkohësisht.
Pikërisht këtu nis shkrirja e akujve, negociatat dhe më pas marrëveshjet, të cilat bëhen gjithmonë me kobure mbi tryezë.
Me këtë “Mexican standoff”, Edi Rama ka dashur të dërgojë mesazhin se është gati të bëjë edhe kamikazin, nëse ndërkombëtarët, përmes SPAK-ut, do t’i sulen atij.
Të hënën, Edi Rama do të shkojë në Bruksel, ku ka siguruar një takim me Presidentin e BE-së, António Costa.
Në realitet, Costa është një politikan me fuqi të kufizuar ekzekutive në BE, ndërkohë që vendi nga vjen, Portugalia, nuk e ka peshën e vendeve të mëdha. Roli i Presidentit të BE-së është kryesisht ai i lobimit dhe negocimit, duke përgatitur samitet e krerëve të shteteve dhe duke komunikuar me fuqitë e mëdha.
Nga ana tjetër, Presidenti i BE-së shpesh përdoret nga vendet kryesore, kryesisht Gjermania dhe Franca, për të artikuluar deklarata politike që ato preferojnë të mos i thonë drejtpërdrejt.
Edi Rama ka lidhje të hershme me Costan dhe e ka takuar atë në Tiranë përpara se të emërohej në Bruksel.
Siç mësohet, synimi i takimit është t’i dërgojë, kryesisht Gjermanisë, por edhe Francës, ofertën për të ndalur sulmin politik dhe institucional ndaj tij.
Kush e mban mend ngritjen e katër gishtave të kancelarit Merz dy ditë pas 11 majit, tashmë e ka të qartë se ai gjest ishte sinjali për të nisur “ferrin” mbi zyrat e Kryeministrisë. Ky proces nisi në nëntor, kohë kur Rama negocioi për të futur në Gjykatën Kushtetuese njerëz të afërt me Sali Berishën, përfshirë figura me lidhje të drejtpërdrejta personale e politike.
Me pak fjalë, të gjitha këto janë makinacione dhe negociata që Edi Rama zhvillon për të ruajtur mandatin e tij të katërt. Në secilin prej tyre është bërë “kurban” ndonjë figurë e rëndësishme e PS-së, për të mos u shembur “kalaja prej rëre”.
Një kala që, në fund, rrezikon të mbetet bosh, pa socialistë dhe pa njerëzit që i kanë qëndruar pranë prej 30 vitesh. Prandaj, në radhët e PS-së ka kohë që qarkullon shprehja: “sa më larg, aq më mirë; të paktën shpëtojmë gjallë.”/Pamfleti
Teletajpi Rama-Berisha ka funksionuar edhe në këtë rast. Gjatë vizitës në Bruksel, mikpritësi Borrel do ta këshilloj Kryeministrin që grup kapitujt për të drejtat themelore dhe drejtësinë duhen përmbushur. Ose së paku mos ngacmo folenë e grerzave SPAK. Porosia dashamirëse e z.Borrel do jetë: voto heqjen e imunitetit për Ballukun se ndoshta kjo do të kthehet si aset për marrjen e ftesës për Uashington në 19 shkurt.
Analize interesante!