TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2026, 13:26

Vendimi i Kushtetueses, Berisha i përgjigjet Ramës: Në Europë Gjykatat pezullojnë edhe kryeministrin

Shkruar nga Pamfleti
Vendimi i Kushtetueses, Berisha i përgjigjet Ramës: Në
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama komentoi këtë të diel në podcastin “Flasim” vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zv/kryeministren Belinda Balluku, duke u shprehur se beteja do të vazhdojë.

Sipas ish-kryeministrit, deklaratat e Ramës tregojnë një përpjekje për të minimizuar ose për të mos njohur vendimet e institucioneve kushtetuese, ndërsa paralajmëron se pasojat mund të shkojnë përtej çështjes konkrete, duke prekur vetë kreun e qeverisë.

Në një postim në rrjete sociale, Berisha akuzon Ramën për mashtrim publik, kërcënim ndaj shtetit ligjor dhe përplasje me standardet evropiane, duke e lidhur këtë situatë me thirrjen për protesta dhe rezistencë qytetare. Ai pretendon se qëndrimi i kryeministrit ndaj drejtësisë përbën precedent të rrezikshëm dhe se institucionet ndërkombëtare po e ndjekin nga afër situatën në Shqipëri.

Në vijim, Berisha u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës, duke e paraqitur atë si një reagim ndaj asaj që ai e cilëson si përpjekje për të minuar Kushtetutën, ligjin dhe perspektivën evropiane të vendit.

"Të dashur qytetare dhe qytetarë, sot në monologun të dielës, Edi Rama në panik dhe i fantaksur, o zotua para jush në mënyrën më të papërgjegjshme se ai nuk do të përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mbasi sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë që një ministër të pezullohet nga gjykatat.
Ky është një mashtrim i madh sa vetë Edi Rama. Në rajon, në Europë dhe në botë, gjykatat kanë pezulluar jo vetëm ministra, por edhe kryeministra.

Por në këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ai nuk sheh një goditje për Lubi Ballukun, por sheh potencialin dhe mundësin e pezullimit të tij si kryehajduti i kombit nga gjykatat, mbasi siç e dini, Lubia i ka bërë të qartë atij, se do të të marrë me vete.

Sot në monologun e tij, ai kërcënoi dhe Europën, i tha se, alternativë e vetme për Shqipërinë në Europë, jemi ne hajdutët e mëdhenj, ne që asgjësojmë shtetin ligjor dhe nuk njohim ligj e as Kushtetutë.
Mirëpo nesër sipas medieve, ai është thirrur pikërisht për ti komunikuar vendimin që është marrë në rast se ky, pengon sistemin e drejtësisë dhe veprimtarinë e tij.
Dhe ky vendim, do të jetë mesa duket vendimi më i paprecedentë që është marrë ndonjëherë në BE, sepse është absolutisht i paprecedentë qëndrimi dhe vendimi i Edi Ramës, për të asgjësuar shtetin ligjor me një grusht shteti, brenda shtetit.

Në këtë kontekst, të dashur qytetarë dhe qytetare, ditën e martë, secili prej jush proteston, shpreh revoltën në kryengritjen paqësore të opozitës, jo vetëm për vete, por për fëmijët e tij, për Shqipërinë, dhe si asnjëherë tjetër, për të ardhmen evropiane të këtij vendi. Ndaj dhe ju ftoj të marrim fatet në dorë të Shqipërisë, ti qëndrojmë ligjeve dhe kushtetutës së vendit, si rruga e vetme e integrimit të Shqipërisë në BE, si rruga e vetme për rivendosjen e shtetit ligjor, ligjit dhe kushtetutës në Shqipëri.", shkruan Berisha.

1 Komente

  1. M
    Munika

    Po or krimineli, por se pari duhet burgosur familjarisht krimineli e hajduti I keti vendi, banditi mafioz i sanksionuar nga Evropa dhd amerika, Sali non grata

    Lini një Përgjigje