
Ai premtoi vijimin e betejës, ndërsa u shpreh se fakt është që mosmarrja e një vendimi nga Kushtetuesja rikthen pezullimin nga detyra të zv.Kryeministres, e cila nuk akuzohet për korrupsion as nga prokurori që shpiku procedurën e pezullimit...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me qëndrimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me ankimin e bërë ndaj GJKKO-së, për vendimin e pezullimit nga detyrat qeveritare të Belinda Ballukut.
Kushtetuesja nuk arriti të marrë një vendim, pasi 8 anëtarët e saj, u ndanë 4 me 4, pro dhe kundër faktit që një prokuror mund të kërkojë pezullimin nga detyra të një anëtari të Kabinetit Qeveritar.
Në këto kushte, vendimi i GJKKO-së, i kërkuar nga SPAK, për pezullimin e Belinda Ballukut si ministre e Infrastrukturës dhe zv.Kryeministre, mbeti në fuqi.
Edi Rama në reagimin e tij e konsideroi këtë qëndrim të Kushtetueses si një mungesë force për të moslejuar marrjen peng të Qeverisë.
“Gjykata Kushtetuese nuk gjeti forcën për të moslejuar marrjen peng të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Ky është shembulli i parë i një budallallëku botëror”, tha Rama.
Ai premtoi vijimin e betejës, ndërsa u shpreh se fakt është që mosmarrja e një vendimi nga Kushtetuesja rikthen pezullimin nga detyra të zv.Kryeministres, e cila nuk akuzohet për korrupsion as nga prokurori që shpiku procedurën e pezullimit.
“Ne do ta vazhdojmë këtë betejë, ku na thirri me pahir çartja e një vendimi që pezullon nga detyra një ministër. Me këtë brutalitet të ri, edhe vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga cilido prokuror që mund të ketë në kokë këtë budallallëk", u shpreh Kryeministri.
Një mesazh Rama e pati edhe për ata, që sipas tij, fërkojnë duart dhe presin që nga qëndrimi më i fundit i Kushtetueses, të ketë kosto politike për mazhorancën qeverisëse.
"Shënimi i fundit i ditës, por jo për nga rëndësia, është ai që lidhet me Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të qeverisë së Shqipërisë me një mjet të paparë dhe të padëgjuar në botën demokratike, siç është pezullimi i një anëtari qeverie nga një prokuror dhe një gjykatës në një seancë paraprake, pra pa filluar akoma gjyqi.
Shqipëria bëhet për herë të dytë, në dy muaj, shembulli i parë i një budallallëku botëror sepse Gjykata Kushtetuese u mbyt me lugën e ujit të turbullt, që Servantes i quan “arsyet e mosarsyes”.
Por fakti është që mosvendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese e kthen në fuqi pezullimin e ministres, e cila, që të jemi shumë të qartë, pavarësisht se qartësia është një luks dhe një luks i rrallë që mund ta kërkosh, por vështirë ta gjesh në turbullirën e 700 tenxhereve politike e mediatike, nuk akuzohet për korrupsion, as nga vetë prokurori që shpiku pezullimin e anëtarit të qeverisë me vendim në një seancë të mbyllur, të përgatitjes së një gjyqi.
Sidoqoftë, zhbërja e kësaj shpikjeje 100% “Made in Albania” e drejtësisë së re dhe e drejtësisë ende të papjekur shqiptare, e cila nuk ka lidhje me rastin dhe çështjen konkrete po me një parim të panegociueshëm të demokracisë mbetet një domosdoshmëri për të rigarantuar pavarësinë ekzekutive të parlamentit nga pushteti gjyqësor.
Kështu që, ne do ta vazhdojmë këtë betejë, ku na thirri me pahir çartja antidemokratike e pezullimit të një anëtari qeverie dhe ku fatkeqësisht na mban akoma sot pafuqia e Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim sa të thjeshtë, por një vendim po aq dhe të nevojshëm për të mos e lënë Shqipërinë vendin e vetëm në planet, ku sot aktualisht me këtë brutalitet të rilegjitimuar nga kjo mosvendimmarrje vetë Presidenti i Republikës mund të pezullohet nga i pari prokuror që gdhihet me këtë ide në kokë.
Në ndërkohë, kam dhe diçka tjetër.
Kujtdo që ka vënë buzën në gaz apo ka nxjerrë gjuhën jashtë pas mosvendimit të Kushtetueses dhe fërkon duart me kuturisjet e modës së re të arresteve pa gjyq, të cilat arritën një kulm të ri këtë javë me 30 e kusur fletë-arresti të prera nga një prokuror në Durrës, i cili në fakt nuk paraburgosi vetëm veten e vet, se të gjitha çfarë kishte rreth e rrotull për një çështje që nuk përmbush asnjë kusht, zero, hiç nga ato që Këshilli i Europës dhe drejtësia demokratike përcakton si kushte të domosdoshme për arrestin, i futi në një thes, u them një gjë: kush beson se përpjekja e natyrshme për shtetin ligjor e të gjithëve bashkë, Qeveri, Parlament, drejtësi, me të gjitha të përpjetat dhe të tatëpjetat e saj, arritjet dhe lajthitjet e drejtësisë së re, do të prodhojë ndonjëherë kosto për këtë shumicë qeverisëse, të cilat do ta kthejnë në punë mullirin e prishur të opozitave, gabon ditë dhe natë sepse nuk kupton atë që e kupton shumë qartë populli shqiptar, njeriu i zakonshëm i Shqipërisë.
Lufta për drejtësi, për shtet ligjor demokratik, për Shqipërinë europiane në Bashkimin Europian, ka vetëm një garant, ende sot për sot: mua dhe këtë shumicë qeverisëse.
Kaq e thjeshtë është!", tha Rama.
Ti je nje llum ndaj rrethohesh nga llumi. Te gjithe bashkepunetoret e tu nje prerje, hajdut me nam, batakcinj, lepiresa, kurva,pederast, vemje letyra. Sekti jot mos mbift me kurre ne kete vend.
Kush ka vjedhur duhet te dale para Drejtesise nese duam qe ky vend te behet nje dite Sot njerzit jane ne burg per nje vjedhje ordinere ndersa keta qe kane vjedhur miljarda tallen me Drejtesine Medoj qe ka ardhur koha te forcohet ligji per korrupsion te konsiderohet vjedhje me pasoja te rendate denohet mbi 10 vite burg dhe mos kete denim me sherbim prove
Si ka mundesi kaq IDIOT!!!!!!!!!!!!!
Belinda, merre me vete «palloshin» ke shtatë penxheret…