TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2026, 08:12

Pse opozita nuk vjen në pushtet? Duka: Qytetarët kanë humbur besimin, ja gabimet që ka bërë

Shkruar nga Pamfleti
Pse opozita nuk vjen në pushtet? Duka: Qytetarët kanë humbur
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i ftuar në Quo Vadis ka komentuar situatën politike brenda opozitës.

Duka tha se aktualisht opozita nuk arrin t’i bindë qytetarët, për shkak të gabimeve që ka bërë ndër vite. Më tej ai shtoi se kjo është një ndër arsyet kryesore pse PD nuk vjen në pushtet.

Pjesë nga biseda:

Duka: Opozita ka bërë disa gabime të jashtëzakonshme: mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore, dalja nga Parlamenti, mospjesëmarrja në ndarjen administrative. Kjo solli si pasojë mosbesimin e njerëzve se këta vijnë në pushtet. Ne morëm më pak vota tani sesa në vitin 2019. Pse? Sepse erdhën këto probleme. Ndërkohë, ky me mjeshtri forcoi partinë e vet. Sot të merr dhe të bën ministër, nuk pyet më për parti. U ka bërë oferta të gjithëve. Nuk ka më pluralizëm, s’ka më ideologji. Do të shohim që do të zbehet lufta politike. Mos i bini opozitës, por i bini atij burri që po kap përditë ministra që vjedhin dhe populli nuk zgjohet.

Borakaj: Pse?

Duka: Sepse po shohin se këta nuk vijnë në pushtet.

Ibraj: Të gjithë kryetarët e partive janë nën nivelin mesatar të popullsisë.

Duka: Po pse, çfarë i ndan PS-në nga PD-ja? Po këta të PS-së që janë bërë drejtorë pa asnjë lloj arsimi?

opozita pushtet duka

Lini një Përgjigje