TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Janar 2026, 20:51

Rama krah liderëve të Vietnamit dhe Uzbekistanit, vetëm 7 shtete kanë pranuar ftesën e Trump

Shkruar nga Pamfleti
Rama krah liderëve të Vietnamit dhe Uzbekistanit, vetëm 7 shtete
Lideri uzbek Mirziyoyev, lideri i Vietnamit To Lam dhe kryministri Rama

Ja lista e shteteve që kanë marrë ftesë nga Trump, shumica e liderëve skeptikë...

Një dinamikë e re globale po merr formë në heshtje: “Bordi i Paqes”. Një strukturë e re e propozuar nga Donald Trump, që po përpiqet të tërheqë mbështetje ndërkombëtare, por deri tani, numri i liderëve që kanë pranuar zyrtarisht është mjaft i kufizuar.

Sipas agjencisë “Ansa”, nga 52 liderë shtetesh që janë ftuar, vetëm 7 kanë konfirmuar pjesëmarrjen: Argjentina, Hungaria, Kazakistani, Uzbekistani, Shqipëria dhe Vietnami. Shqipëria, përmes një njoftimi të menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama, ishte ndër të parat që u rreshtua hapur përkrah nismës së Shtëpisë së Bardhë.

Në anën tjetër, shumica e vendeve të ftuara, përfshirë ato të Bashkimit Evropian, Japoninë, Kanadanë dhe disa shtete të Amerikës Latine, e kanë vendosur çështjen në analizë të thelluar politike, ligjore dhe institucionale. Shumë prej tyre kanë theksuar nevojën për konsultim me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me BE-në dhe Kombet e Bashkuara, përpara se të japin një përgjigje përfundimtare.

Bordi i Paqes, që në fillim ishte menduar si një mekanizëm për menaxhimin e krizës në Gazë, sipas rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tani po projektohet si një strukturë shumë më e gjerë dhe e përhershme, me synimin për të ndërhyrë në konflikte ndërkombëtare në emër të paqes, por jashtë kornizës ligjore të OKB-së.

Kritikët e këtij projekti paralajmërojnë se ai mund të shndërrohet në një organizëm paralel, të dominuar nga SHBA dhe personalisht nga Donald Trump, i cili përmes kësaj nisme po kërkon të ndërtojë një rend të ri ndërkombëtar, ku legjitimiteti nuk rrjedh nga konsensusi global, por nga aleancat tërësisht të kontrolluara nga Uashingtoni.

Ndërsa pritet që ftesa të zgjerohet drejt më shumë liderëve, qëndrimi i vendeve të mëdha dhe të fuqishme si Gjermania, Franca, Italia, Brazili apo India do të jetë vendimtar për fatin e këtij Bordi, që në formë e funksion po përpiqet të ngrihet si një alternativë ndaj sistemit të Kombeve të Bashkuara.

Shtetet që janë ftuar

1. Shqipëria
2. Argjentina
3. Australia
4. Austria
5. Bahrain
6. Bjellorusi
7. Brazil
8. Kanada
9. Kina
10. Qipro
11. Egjipt
12. Komisioni Europian
13. Finland
14. France
15. Gjermani
16. Greqi
17. Hungari
18. Indi
19. Indonezi
20. Irland
21. Izrael
22. Itali
23. Japoni
24. Jordani
25. Kazakistan
26. Marok
27. Hollandë
28. Zelanda e Re
29. Norvegji
30. Oman
31. Pakistan
32. Paraguaj
33. Poloni
34. Portugali
35. Katar
36. Rumani
37. Rusia
38. Arabia Saudite
39. Singapor
40. Slloveni
41. Korea e Jugut
42. Spanja
43. Suedi
44. Zvicër
45. Tailand
46. Turqi
47. Emiratet e Bashkuara Arabe
48. Mbretëria e Bashkuar
49. Ukraina
50. Uzbekistan
51. Vietnam

bordi i paqes rama vietnam uzbekistan

5 Komente

  1. S
    Sala

    Cte bej Rama, te pyes pamfletin ? Te shkoj apo jo?? Sa te ti qe jeni.

    1. T
      Tng

      Seshte interesante fare,nuk perben sens per Publikun cfar te miraah na vijne nga kjo lloje gjeje pa kuptim…!!

      1. E
        Ervis

        Trump po shkon drejt veteshkaterrimit si idiot i certifikuar nderkombetarisht! Nuk eshte cudi te filloje izolimi dhe kufizimi i tij edhe nga brenda US sepse po lë nam! Duket se presioni qe i beri Putin me materialet Epstein kane dhene efekt dhe bjondi po ben politike injorantesh! US nuk ka keto vlera .,

        1. K
          Kryeministri Blendi Gonxhja

          Edhe Kosova ka marre dhe ka pranuar ftesen!

          Lini një Përgjigje