
PS planifikon të kalojë me procedurë të përshpejtuar draftin për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes...
Mazhoranca është vënë në lëvizje për të kaluar me urgjencë vendimin për pranimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Ftesa e Trump ishte si një 'xhekpot' për Edi Ramën, i cili prej një viti nuk kishte asnjë kontakt me administratën e presidentit amerikan. Edhe pse shumë shtete e shohin me rezervë këtë ftesë, Ramës i mjafton të jetë në një tryezë me Trump. Për këtë arsye, kreu i qeverisë sot e bëri të ditur se do të pranojë të jetë pjesë e Bordit, teksa çështja do të kalojë për miratim në Kuvend.
Për këtë arsye, socialistët janë vënë menjëherë në lëvizje për përgatitjen e aktit, i cili do të kalojë me procedurë të përshpejtuar. Fillimisht, drafti do të miratohet në qeveri dhe më pas do të kalojë për miratim në Kuvend. Për këtë arsye, kreu i grupit të PS, Taulant Balla, u ka dërguar një mesazh deputetëve që në seancën që do të mbahet për këtë rast të jenë të gjithë të pranishëm.
“Përshëndetje kolegë dhe kolege! Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas miratimit nga Qeveria, do të kërkojë edhe ratifikimin/votimin në Kuvend. Prandaj, ky proces do të realizohet me procedurë të përshpejtuar, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, sapo të vijë nga Këshilli i Ministrave. Ndoshta do të kemi nevojë për një seancë në ditët në vijim. Ju lutem, merrni masa paraprakisht për sigurimin e prezencës”, shkruhet në mesazhin e Ballës drejtuar deputetëve socialistë”, thuhet në mesazhi që u ka mbërritur socialistëve.
Por çfarë është në të vërtetë “Bordi i Paqes” dhe pse disa shtete po e shohin me shumë skepticizëm?
Sipas dokumenteve të shpërndara nga administrata Trump, Bordi i Paqes është konceptuar si një strukturë ndërkombëtare që do të ndërmjetësojë, monitorojë dhe në disa raste do të ndërhyjë në konflikte të armatosura apo kriza të sigurisë në mbarë botën, fillimisht me fokus në Lindjen e Mesme, por më pas me mandat të zgjeruar.
Ndryshe nga misionet tradicionale të Kombeve të Bashkuara, ky Bord nuk është i varur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, nuk ka përfaqësim proporcional dhe nuk i nënshtrohet asnjë mekanizmi të drejtës ndërkombëtare ekzistuese. Ai do të drejtohet nga një sekretariat i zgjedhur nga SHBA dhe aleatët më të ngushtë të saj, ndërkohë që përbërja dhe vendimmarrja nuk janë ende të qarta.
Kjo është arsyeja pse shumë vende, përfshirë Greqinë, Francën Gjermaninë, Zvicrën dhe disa vende nordike, kanë shprehur rezerva të hapura, duke e parë këtë nismë si një strukturë paralele me Kombet e Bashkuara, që minon multilateralizmin dhe rregullat ndërkombëtare të ndërtuara pas Luftës së Dytë Botërore.
Shqetësimi kryesor lidhet me faktin se krijimi i një forumi të tillë, të udhëhequr politikisht nga një individ si Donald Trump, mund të shndërrohet në një mjet të fuqive të mëdha për të legjitimuar ndërhyrje të njëanshme në emër të "paqes", pa konsensus ndërkombëtar.
Pavarësisht kësaj, mazhoranca në Shqipëri po ecën me procedurë të përshpejtuar për të ratifikuar aderimin në këtë strukturë, duke i dhënë Ramës një tjetër pozicion simbolik në tryezat ndërkombëtare, edhe pse kostoja politike dhe diplomatike për vendin në planin afatgjatë mbetet e paqartë. /Pamfleti
Mire beni! Oburra se do rregullojme Palestinen me cunat! Shikoni se mos ia mbushni mendjen Trmpit te na beje shtetin e 51 te shpetojme nga ju bythqire!
Shtoje edhe eshe ndonje gje tjeter nga une…… Aminnnn!!