TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Janar 2026, 13:37

Mbledhja e Byrosë së Kuvendit, Noka: Vendimin do e dërgojmë në gjykatë, e ka urdhëruar Rama! 

Shkruar nga Pamfleti
Mbledhja e Byrosë së Kuvendit, Noka: Vendimin do e dërgojmë
Flamur Noka

Sekretari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur për mediat pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit. 

Deputetët demokratë kanë kundërshtuar vendimin për përjashtim nga seancat parlamentare, pas përplasjeve të dhunshme në Kuvend. 

Deputeti ka akuzuar Ramën si urdhërues të këtij vendimi, teksa thekson se do të dërgohet në gjykatë. Noka tha se 6 deputetë të PD do të jenë të përjashtuar nga seancat deri në mes të marsit. 

"Rama ka kërkuar përjashtimin e opozitës, do të marrë peng parlamentin. Afati përjashtimit vazhdon e shtyhet në kundërshtim me çdo rregullore deri në mars. Është thënë një muaj, e çuan tre muaj. 6 Deputetet e opozitës janë përjashtuar deri në mes të marsit. Edi Rama ka shpallur armiq ata që kanë denoncuar kartelet e drogës. Vendimin do e çojmë në gjykatë", tha Noka.

 

byroja e kuvendit flamur noka

Lini një Përgjigje