TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Janar 2026, 15:43

Nesër 15 vite nga "21 Janari", Braçe: Ishte pushkatim politik, por s'kemi ende fajtorë!

Shkruar nga Pamfleti
Nesër 15 vite nga "21 Janari", Braçe: Ishte pushkatim
Një nga përvjetoret në përkujtim të viktimave të 21 janarit

Nesër mbushen 15 vite nga masakra e 21 Janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues të pafajshëm gjatë protestës së organizuar nga Partia Socialiste.

Në prag të këtij përvjetori, deputeti i PS Erion Braçe ka ripostuar fjalën e tij të mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste, në dhjetor të 2023, duke kërkuar drejtësi për katër protestuesit të cilëve ju pre jeta padrejtësisht në mes  në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Braçe thekson se asnjëherë nuk do të “përmbahet” dhe se nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi, pasi 21 Janar ishte një pushkatim politik nga shteti. 

Postimi i Braçes:

15 vite nesër

Pse duhet të përmbahem?? Pse??

Forca vdekjeprurëse, përdorimi i forcës vdekjeprurëse është monopol i shtetit.

Por në kushte të ligjshme ama!

Përdorimi i forcës vdekjeprurëse nga shteti,

në shkelje të ligjit është vrasje me dashje, pushkatim!

Pushkatim ka ndodhur!

Është i vetmi pushkatim politik nga shteti

në demokraci!

Asnjë i shpallur fajtor për pushkatimin,

asnjë i dënuar, asnjë në burg në vuajtje të dënimit!

15 vite imunitet!

Kujtojmë se më 12 mars 2024, Gjykata e Lartë, pas vendimit të Strasburgut, urdhëroi SPAK-un të hetojë 21 Janarin si krim shtetëror dhe të zbardhë përgjegjësitë e drejtuesve të lartë, përfshirë Berishën, Bashën dhe Ndrea Prendin, për vrasjen e katër protestuesve Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika.

Në korrik të po atij viti, SPAK njoftoi se kishte regjistruar zyrtarisht procedimin penal për vrasjen e katër protestuesve. Deri më tani në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje është pyetur edhe Sali Berisha si dhe Lulzim Basha.

21 janari brace

Lini një Përgjigje