
Partia Socialiste ka nisur luftën ndaj të gjithë atyre që i rrezikojnë votat.
PS ka ankimuar në KAS vendimin për regjistrimin e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit Gjergj Mërkuri në Bashkinë Sarandë.
Në kërkesën e depozituar nga përfaqësuesi i PS-së në KQZ Eridian Salianji argumentohet se kandidati Gjergj Merkuri ka falsifikuar firmat e qytetarëve dhe se shumë prej tyre janë mashtruar për arsyen se pse po firmosin.
Një tjetër argument i paraqitur nga PS është se shumë prej atyre që kane firmosur, nuk e kanë fare vendbanimin në Sarandë. Pak ditë më parë vetë Mërkuri akuzonte PS se nuk lejonte regjistrimin e tij në zgjedhje.
“Me një akt kriminal dhe të paprecedentë Partia Socialiste po ndalon kandidimin tim si i pavarur në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në selinë e Partisë Socialiste në Sarandë po thirren qytetarët që kanë firmosur për hyrjen time në garë dhe po u bëhet presion që të tërheqin firmën. Qytetarët po kërcënohen me vendet e punës, me gjoba në bizneset e tyre dhe me çdo lloj forme përmes makinerisë shtetërore vetëm që të deklarojnë së nuk kanë firmosur formularët e dorëzuar në KZAZ. Komiteti nismëtar i cili po punon me mua po mbledh provat e nevojshme për të kallëzuar në SPAK këta banditë të cilët po shkelin rëndë Kodin Zgjedhor”, shprehej Mërkuri.
Lini një Përgjigje