
Sali Berisha duket se po tenton të njëjtën skemë si ajo e vitit 2011, kur Basha u bë kryetar Bashkie i Tiranës me ndihmën e Hysni Milloshit të Partisë Komuniste.
Në KQZ ka dorëzuar kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhje Partia Fronti i Majtë me kryetar Marko Dajti, një parti komuniste. Kodi Zgjedhor për këto parti është i qartë, pasi ato duhet të dorëzojnë firma qytetarësh të futen në zgjedhje, ose të marrin mbështetje nga deputetët. Absurdi është se zoti Dajti ka marrë mbështetje nga deputeti Flamur Noka që të futet në zgjedhje. Marko Dajti ka hyrë si kandidat për bashkinë e Tiranës.
Kjo tregon se sa në hall është Berisha, i cili si duket po tenton të fusë në lojë Partinë Fronti i Majtë, me qëllim që të djegë votat e socialistëve.

Kandidatët e zyrtarizuar për garën e Bashkisë Tiranë janë: Erion Veliaj për Partinë Socialiste; Belind Këllici për Partinë Demokratike; Lajla Përnaska për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet; Roland Bejko për Partinë Demokratike; Arlind Qori për partinë “Lëvizja Bashkë” dhe Marko Dajti për partinë “Fronti i Majtë”.
Lini një Përgjigje