TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2024, 19:17

"PS e avantazhuar në zgjedhje", Qefalia: PD e bashkuar me copëza, mungon komunikimi me qytetarët

Shkruar nga Pamfleti

"PS e avantazhuar në zgjedhje", Qefalia: PD e bashkuar me

Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia tha se numri i shtuar i popullsisë në qarkun e Tiranës kushtëzoi riorganizmin me 3 drejtues.

Partitë kryesore formatuan drejtuesit politikë të qarqeve javën që lamë pas teksa po shkojmë drejt zgjedhjeve të përgjithshme të 2025.

Deputeti i PD-së u shpreh se sondazhet favorizojnë mazhorancën në zgjedhjet parlamentare 2025.

Qefalia shton se opozita ka arritur të bashkojë disa copëza, por sipas tij i mungon komunikimi me qytetarët.

“Ka pasur një riorganizimi të strukturave të qarqeve. Tirana qarku që prodhon më shumë deputetë. Është parë e arsyeshme të ketë një riorganizimi, jo vetëm në Tiranë por edhe në Rrogozhinë, Vorë dhe Kamëz. Vëmendje e shtuar për popullsinë e madhe që ka ky qark.

Në kalkulimet secila parti ka informacionet e saj. Sondazhet e fundit e favorizojnë shumë PS, qytetarët e treguan me votë edhe në 14 maj që kandidatët e saj fituan në gjithë Shqipërinë.

Skuadra përballë e organizon vetë punën. PD ndoshta ka arritur të bashkojë disa copëza por problemin e ka në bashkimin e figurave sesa në komunikimin me qytetarët. Qarku Tiranës është qark fitues siç u dëshmua më 14 maj”, tha ai për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje