TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2024, 16:12

Cilët janë deputetët që u ngritën kundër SPAK në mbështetje të Berishës? Bojkoton Tabaku

Shkruar nga Pamfleti

Cilët janë deputetët që u ngritën kundër SPAK

Sali Berisha ngjiti për herë të dytë sot shkallët e SPAK, duke u marrë zyrtarisht i pandehur për aferën “Partizani”. Por si gjithmonë, ai u kujdes ta trajtojë si një betejë politike. Me qindra mbështetës dolën të protestojnë.

Ajo që u vu re ishte se krah tij dolën dhe Gazment Bardhi dhe deputetët e njohur tashmë si pjesë e grupit të tij. Si Koreshi, Gjekmarkaj, Nallbati apo Dhurata Çupi. Po ashtu ishte Ervin Salianji. Ndërkohë deputetët që njihen si besnikë të Berishës si Noka, Paloka, etj,. patjetër që ishin aty.

Ndër emrat që u pa që mungonte ishte Jorida Tabaku. Edhe pse herën e fundit ajo shkoi në mbledhjen e grupit, këtë herë nuk ka pranuar të bëhet pjesë e betejës kundër drejtësisë.

 

Lini një Përgjigje