
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos komentojë protestat e organizuara nga opozita. I pyetur gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, kryeministri u përgjigj duke thënë se kjo pyetje nuk është në interesin e tij.
Ai ka injoruar tubimet e Partisë Demokratike duke thënë se nuk harxhon minutat e jetës së tij për t’u përgjigjur.
“Mos konsumo pyetjen për gjëra që nuk janë pjesë e bilancit të qeverisë dhe për gjëra që nuk kanë asnjë pjesë të vëmendjes sime. Mos e harxho kot, është jashtë sferës së interesit të mia, të harxhoj minutat e shtrenjta të jetës së mbetur për t’u marrë më subjektin e pyetjes suaj”, tha Rama.
Lini një Përgjigje