'Reforma në Drejtësi, meritë e PS', ka ngulmuar Rama para gazetarëve
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit është mburrur para gazetarëve se autori i Reformës në Drejtësi është vetë ai.
Rama theksoi disa herë se Reformën në Drejtësi nuk e solli SHBA me avion apo BE me vapor, por e bëri qeveria e tij.
Ai tha se udhëhoqi përpjekjen për Reformën në Drejtësi si pjesë e betejës për të ndërtuar një sistem që njerëzit nuk mund ta korruptojnë, duke marrë kështu meritat e goditjeve të bujshme nga Prokuoria e Posaçme.
'Është e habitshme për mua që prej vitesh i përgjigjem kësaj pyetjeje. Kam udhëhequr përpjekjen për Reformën në Drejtësi, si pjesë e betejës për të ndërtuar një sistem që njerëzit nuk mund ta korruptojnë. Kur ju thoni “shumë njerëz” nuk e di me çfarë e masni sepse shumë apo pak është relative dhe varet nga çfarë pike referimi nisesh për të thënë shumë apo pak. PS ka 800 mijë mbështetës, do ketë dhe më shumë në pranverë. Ka një numër, nuk i kam numëruar, por besoj se duhet të ketë pasur mbi 50 ministra gjatë këtyre mandateve, duhet të ketë pasur mbi 500-600 drejtues vendodrë, mund të ketë pasur mbi 200 deputetë. Çfarë do të thotë “shumë”. Shumë çfarë? E dyta, patjetër! Ju dhe kush të dojë mund të thotë që Reformën në Drejtësi e solli Amerika me aeroplan.
Mund të thoni që Reformën në Drejtësi e solli BE-ja me vapor nga Brindisi. Për këdo që njeh apo do të njohë historinë e Reformës në Drejtësi mjafton të kthehet mbrapa në histori, kur ne ishim në opozitë, shumë më parë se sa 2013 se janë në dokumneta. Ka një dokument të shkruar që opozita e asaj kohe ja ka çuar qeverisë së asaj kohe. Janë dokument propozimesh që quhet “Pakti për shtetin e së drejtës”. Kërkojeni dhe gjejeni. Lexojeni çfarë thotë ai pakt. Ka sërish më mbrapa, ka shënime të mbajtura në mbledhjet për programin e PS në opozitë. Ka dëshmitarë, janë fakte, ka dëshmitarë dhe keni përballë kryedëshmitarin. Nëse kjo po ndodh në Shqipëri, të drejtën e autorit për faktin që u shemb që sistem drejtësie…si arkitekturë flas sepse mund të flasim për shumë gjëra që nuk shkojnë. Do ta pastrojmë llumin nga sistemi i drejtësisë, janë fjali të miat para se të bëhej reforma në drejtësi.', tha Rama para gazetarëve.
Lini një Përgjigje