
Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën Klevis Balliu ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama se do të takojë Trump në vitin 2027.
Ai thotë se në vitin 2027, Rama nuk do takojë as kryetaren e Kuvendin Elisa Spiropali pasi do të jetë në burg, duke paralajmëruar kështu arrestimin e tij.
“Edvin në 2027 s’do të të takojë as Elisa e jo më Trump, se do jesh në burg”, shkruan Balliu.
Rama paralajmëroi vizitën e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në Shqipëri gjatë Samitit të NATO-së që do të zhvillohet në vendin tonë 2027.
Lini një Përgjigje