TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2024, 13:18

Berisha: Beteja ime me Ramën vazhdon deri në qeverinë teknike

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Beteja ime me Ramën vazhdon deri në qeverinë teknike
Sali Berisha

Ditën e sotme Sali Berisha ka deklaruar se  beteja për qeverinë teknike vazhdon me Ramën deri në 11 Maj. 

Sipas kreut të PD, mosbindja civile do të vijojë deri në ditën e zgjedhjeve.

“PD do fitojë zgjedhjet, por beteja për qeverinë teknike vazhdon, nuk është ndërprerë. Do vazhdojë me intensitet. Mosbindja civile do marrë forma të ndryshme, vazhdon ajo, nuk heqim dorë nga mosbindja civile kurrë. E kam theksuar, gjer ditën e zgjedhjeve, nuk heqim dorë nga mosbindja civile”.

Për kreun demokrat programi ekonomik, do të jetë lokomotiva e fushatës së PD-së.

“Nga janari dhe gjer ditën e fitores ka një përkushtim të plotë dhe total në paraqitjen e programit të PD për shqiptarët dhe ekspozimin e figurave, të të rinjve. Por, lokomotivë e fushatës sonë elektorale do të jetë programi ekonomik i saj. Kjo do jetë, programi ekonomik i PD”.

Lini një Përgjigje