Kreu demokrat, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, një ditë pas protestës, u shpreh se policia e krimit ushtroi dhunë ndaj protestuesve dhe do të mbajë përgjegjësi. Berisha e cilësoi si protestën e ndërgjegjes, ndërsa theksoi se qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës
“Protesta u dominua nga të rinjtë, do të jenë ata që do e përmbysin këtë organizatë kriminale. Policia e krimit përdori dhunë të egër ndaj protestuesve”, tha Berisha.
Ndërsa e cilësoi si një ogur të bardhë për shqiptarët faktin se protesta u dominua nga rinia, nga guximi, energjia dhe vendosmëria e të rinjve, Berisha tha se do jenë të rinjtë dhe gjenerata e tyre, ata të cilët do të përmbysin, do të largojnë nga pushteti këtë organizatë kriminale.
“Dje, narkopolicia me urdhër të Edi Ramës, e komanduar nga Proda i krimit, Proda i Gys Agasit, përdori dhunë të egër ndaj protestuesve.
Goditi me të gjitha mjetet, përdori gaz lotsjellës të skaduar, i cili në konventa ndërkombëtare përbën helm luftarak dhe s'mund të përdoret kurrë ndaj protestave.
Gazi lotsjellës ishte i skaduar prej tre vitesh. Dhe ai pas skadimit është e njohur se transformohet në helme të tjera të cilat japin dëmtime të rënda sistemeve, por mund të shkaktojnë dhe humbjen e pamjeve. U përdorën topat e ujit dhe mjete të tjera.
U goditën me shkopi protestues paqësorë dhe u arrestuan, u ndaluan brutalisht në akte të që cilësohen në krime kundër njerëzimit.
Fëmijë 10 vjeç tek dilte nga xhamia, 10 vjeçar, Romeo dhe s'kishte asnjë lidhje me protestën. Ai kishte ardhur me detyra të ngarkuara nga familjarët e tij. Dhe e morën në mënyrën më të turpshme, më kriminale.
Do të ushtojnë kohë të gjatë lutjet e tij ndaj atyre banditëve pesë burra që e tërhiqnin zvarrë një fëmijë 10 vjeçar. E çuan në komisariat. Shkelën konventat ndërkombëtare.
Fytyra e vërtetë e Edi Ramës, i cili edhe kur të jetë puna për karrigen e tij, nuk ndalet as për krime para fëmijëve.
Agresuan qytetarë që s'kishin lidhje me protestën. U sollën egërsisht dhe në mënyrë të padenjë ndaj deputetëve.
Agresuan disa deputetë, Luçiano Boçin, nënkryetarin e partisë, Xhelal Mziun, Besart Xhaferrin.
Agresuan si të droguar. Akte këto vetëm të njerëzve në panik të tmerrshëm. Të njerëzve pa shpresë. Përpjekje për të mbuluar krimet e, krimet monstruoze të Edi Ramës, Belinda Ballukut, Lindës së AKSHIT dhe Lindës së Surrelit, e Gys Agasit e të tjerë”, tha Berisha.
Ai u shpreh se dje për tre orë, kryengritësit guximtarë morën në dorë Tiranën, bulevardin, sheshet e saj.
“Nderim të madh të gjithë atyre qytetarëve djemve, vajzave, burrave dhe grave, të moshuar, që nga Tirana dhe mbarë Shqipëria protestuan në mënyrën më të vendosur kundër rilindjes kalbësirë, kundër organizatës kriminale të Edi Ramës.
Protesta e tyre nuk kishte lidhje me ndërtesat, as dhe institucionet kushtetuese. Protesta, revolta, zemërimi i qytetarëve shqiptarë dje dhe që zjen sot në të katër anët e vendit dhe në diasporë, ka lidhje vetëm me Ramaduron, vjedhjet e tij qindra milionëshe e miliarda euro, lidhjet e tij me krimin e organizuar, kartelët e drogës.
Dje regjimi u trondit nga themelet. Dje qytetarët triumfuan në rrugë dhe sheshet e Tiranës. U bënë zëri i ndërgjegjes se njerëzve të ndershëm, të cilët nuk pajtohen kurrë me një qeveri me lidhje të tmerrshme me drogën dhe krimin.
Nuk pajtohen kurrë me një qeveri që nuk del nga vullneti i tyre, por nga farsa elektorale. Nuk pajtohen kurrë me një qeveri që vjedh 97% të taksave të tyre dhe të çmendurisht të gjitha pasuritë publike.
Dje ata ishin pra vetë ndërgjegja e kombit në betejë. Ata u përcollën mesazh çdo shqiptari se nuk po luftojmë për veten tonë, se nuk po luftojmë për Sali Berishën, se nuk po luftojmë për Partinë Demokratike, as dhe parti të tjera, se po luftojmë për ndërgjegjen e njeriut, për dinjitetin njerëzor, për interesin kombëtar.
Po luftojmë dhe për ju që po na ndiqni në televizione, po luftojmë dhe për ju që mund të mos u pëlqejë protesta. Në fakt, po luftojmë dhe do luftojmë për çdo shqiptar. Kjo është veçantia e kësaj proteste.
Kjo është protesta e ndërgjegjes dhe nuk ka asgjë më të fuqishme, nuk ka asgjë më të pathyeshme, nuk ka asgjë më të pamposhtur se sa ajo që buron nga ndërgjegja e njeriut”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje